Kardiologji

maj152015

Rezultati "Asges" ndihmon për të përjashtuar (Cad) tek femrat në moshë të mesme

Rezultati "Asges" ose ndryshe (age/sex/gene-expression score) duket efikas për përjashtimin e patologjisë koronarike ostruktive (Cad) tek femrat në moshë të mesme me dhimbje të kraharorit, duke shmangur analizat e panevojshme diagnostikuese, kjo sipas një studimi të publikuar tek "Menopause" i cili ka studiuar 300 femra me simptoma të konsideruara të qëndrueshme por që mendohej se mund të shkaktonin (Cad). "Pjesmarrëset me rrezultat të ulët Asges kishin më pak mundësi që t'i nënshtroheshin testimeve të mëtejshme diagnostikuese, ndryshe nga bashkëmoshataret të cilat kishin një rrezultat më të lartë-, shpjegon Joseph Lapado i "New York university school of medicine" si dhe autori i parë i artikullit, duke theksuar se gjatë vëzhgimit është kryer vetëm një koronarografi invasive tek një paciente me rezultat Asges të ulët, por gjithsesi pa gjetur asnje provë për (Cad). Në të kundërt, tre angiografi janë bërë tek gratë më rezultat të lartë Asges të cilat ishin diagnostikuar me një Cad të lehtë në dy raste dhe pozicionimin e një stenti në rastin e tretë për shkak të një Cad-i ostruktiv. "Këto rrezultate tregojnë efikasitetin e testimit për të identifikuar (Cad) tek gratë, ku shpesh dyshimi diagnostikues sjell përshkrimin e terapive ose testimeve të një cilësie të dobët-, thotë Landapo, i cili bashkë me kolegët ka ekzaminuar të dhënat e 320 grave të cilat u janë nënshtruar testimit Asges në 16 qëndra të gjashtë shteteve amerikane. "Një rezultat Asges i ulët, më i ulët se 15, është evidentuar tek 248 raste, ndërsa në 72 të tjera rrezultati ishte mjaft i lartë ose më i lartë se 15, me një mesatare të përgjithshme për të gjithë pjesmarrësit prej 10.3-, vazhdon kërkuesi duke theksuar se 83.3% e pjesmarseve me Asges të lartë i janë nënshtruar vlerësimeve kardiake suplementare, kundër 4% të femrave me rezultat të ulët. "Rezultatet e studimit kanë rëndësi të veçantë klinike për vlerësmin e femrave simptomatike ose me rrezikshmëri të ulët ose mesatare për (Cad) ostruktiv-, thonë kërkuesit, të cilët kishin prezantuar rezultatet paraprake të studimit te "North American Menopause Society Annual Meeting del 2013"

Menopause 2015; DOI:10.1097/GME000000000000443


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>