Kardiologji

mar152017

Zemra dhe enët e gjakut: Abuzimi afatgjatë me amfetamina mund të përshpejtojë plakjen

Përdorimi për qëllim argëtimi i amfetaminave të njohura si ekstazi (ice and speed) mund të përshpejtojë plakjen biologjike të zemrës, sipas rezultateve të një studimi të publikuar në revistën Heart Asia dhe të koordinuar nga Albert Stuart Reece, prof. Asoc. në University of Western Australia. "Efekti stimulues i amfetaminave në sistemin kardiovaskular implikon rritjen e frekuencës kardiake dhe presionit të gjakut po aq sa dhe shtimin e riskut për iktus, atak kardiak dhe thyerje të mundshme të aneurizmave", shpjegon kërkuesi, që bashkë me kolegët ka verifikuar nëse përdorimi i afatgjatë i amfetaminave, i njohur se shkakton plakjen e hershme në lëkurë, ka një efekt analog edhe në miokard.

"Për këtë qëllim kemi matur fluksin sanguin nëpërmjet arteries brakiale në pjesën e sipërme të krahut dhe arteries radiale në parakrahun e 713 personave me moshë 30-40 vjeç të ndjekur në ambulator për abuzim me substanca mes viteve 2006-2011", shkruajnë autorët që për të gjitha matjet kanë përdorur një sistem monitorimi jo invaziv të quajtur SphygmoCor, një dispozitiv që përdor një softëare në gjendje për të përllogaritur moshën vaskulare biologjike të një personi duke u nisur nga mosha, gjinia dhe gjatësia e individit.

Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe: jo duhanpirës (483); duhanpirës (107); konsumatorë të amfetaminave (55); konsumatorë të metadonit (68). "94% e subjekteve në grupin e amfetaminave kishin përdorur substancën javën e parë dhe madje gjysma e tyre një ditë më parë", pohojnë kërkuesit, që duke ekzaminuar të dhënat e mbledhura zbuluan se ata që kishin përdorur amfetamina, në krahasim me përdoruesit e metadonit dhe duhanpirësit, kishin një sistem kardiovaskular që plakej më shpejt. "Këto rezultate tregojnë se abuzimi i zgjatur me amfetamina lidhet me një rritje të moshës së zemrës dhe enëve të gjakut, duke shtuar dëmin e indeve. Megjithatë, duke qenë se natyra vëzhguese e studimit pengon rezultatet mbi shkakun dhe efektet, nevojiten kërkime të mëtejshme konfirmuese", përfundon Reece. 

 

Heart Asia 2017. doi: 10.1136/heartasia-2016-010832
http://heartasia.bmj.com/content/9/1/30  


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>