Kardiologji

kor32017

Sëmundja koronare stabël, çrregullimet mendore mund të rrisin riskun për vdekje

Sipas një studimi të publikuar në revistën "Heart", një çrregullim mendor persistent nga i moderuar në të rëndë, është i lidhur me një risk më të lartë për vdekje te pacientët me sëmundje koronare stabël. Dhe nga ana tjetër asnjë lidhje e këtij lloji nuk është hasur te personat që shfaqnin çrregullime persistente të lehta apo rastësore afatgjata. "Shumë studime e kanë lidhur ankthin ose depresionin me një rritje të riskut për infarkt dhe iktus, por studime të tilla janë kryer menjëherë pas eventit dhe janë bazuar në një vlerësim të vetëm, - shkruan autori kryesor i studimit, Ralph Stewart nga University of Auckland në Zelandën e Re, që më pas shton, - ndërsa përkufizimet e çrregullimit kronik dhe persistent në studime të tjera afatgjata janë të ndryshme nga njëra-tjetra".

Në përpjekje për të qartësuar situatën kërkuesit analizuan lidhjen mes çrregullimeve mendore të herë pas hershme ose persistente dhe riskut të vdekshmërisë në 950 persona me sëmundje koronare kardiake stabël, me moshë mes 31 dhe 74 vjeç. Pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor (GHQ30) 6 muaj, 1 vit, 2 vite dhe 4 vite pas eventit të atakut në zemër apo anginës së paqëndrueshme, për të matur nivelet e tyre të çrregullimit mendor dhe: 62% deklaruan se nuk kishin pasur çrregullime në asnjë nga vlerësimet, 27% pohuan se kishin pasur me raste një çrregullim të çdo përmase, 8% deklaruan se kishin kaluar një sëmundje persistente të lehtë dhe 3.7% u ankuan për një çrregullim persistent të moderuar.
Gjatë periudhës së monitorimit prej 12 vitesh, 398 persona vdiqën nga çdo lloj shkaku dhe 199 vdiqën nga sëmundje kardiovaskulare. Personat që kishin një çrregullim persistent të moderuar, kishin pothuajse katër herë më shumë probabilitet për të vdekur nga sëmundja kardiovaskulare dhe rreth tri herë më shumë mundësi për të vdekur nga çdo lloj shkaku krahasuar me ata që nuk kishin çrregullime. Autorët nënvijëzojnë se bëhet fjalë për një studim vëzhgues, relativisht të shkurtër, megjithatë dalin në përfundimin se rritja e riskut të vdekshmërisë ishte e konsiderueshme. "Ky studim ndihmon në zbulimin e marrëdhënies së ndërlikuar mes vuajtjes psikologjike dhe sëmundjeve kardiovaskulare", pohon Gjin Ndrepepa nga Technical University në Mynih (Gjermani) në një editorial mbi këtë temë. "Por ekziston mundësia reale që vetë sëmundja koronare të jetë burimi i çrregullimit dhe përcaktuesja e një rezultati të pasaktë të studimit" përfundon autori.

 

Heart 2017. Doi: 10.1136/heartjnl-2016-311097
http://heart.bmj.com/lookup/doi/10.1136/heartjnl-2016-311097

Heart 2017. Doi: 10.1136/ heartjnl-2017311610
http://heart.bmj.com/lookup/doi/10.1136/heartjnl-2017311610


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>