Kardiologji

sht282017

Vlerësime të rregullta të stenozës aortike reduktojnë riskun e insuficiencës kardiake dhe vdekjes

Pacientët me stenozë aortike të rëndë asimptomatike që nuk i nënshtrohen ekzaminimeve të rregullta, janë në risk të shtuar për insuficiencë kardiake dhe vdekje, sipas një studimi retrospektivë të publikuar në JAMA Cardiology. "Për pacientët me stenozë aortike të rëndë asimptomatike dhe funksione normale ventrikulare sinusale, udhëzuesit aktualë sugjerojnë në mënyrë empirike vlerësime me kadencë semestrale apo vjetore, por përfitimi real i këtij monitorimi klinik nuk është i njohur. Për këtë arsye kemi dashur të përcaktojmë lidhjen mes ndjekjes së rregullt të udhëzimeve me rezultatet klinike në këtë popullatë pacientësh", shpjegon autorja kryesore e studimit, Aisha Ahmed nga Minneapolis Heart Institute pranë Abbott Northwestern Hospital në Minneapolis.
Kërkuesit kanë ekzaminuar kartelat e 300 të rriturve me stenozë aortike asimptomatike të rëndë dhe funksion ventrikular të majtë të ruajtur. Dy e treta e individëve ndiqnin udhëzimet që rekomandojnë një vlerësim që përfshin historinë klinike, testin fizik dhe ekokardiogramën çdo 6-12 muaj. Popullata në studim përbëhej nga 47.7% meshkuj, mosha mesatare ishte 78.6 vjeç dhe nuk kishte diferenca në racë/etni, seks, sëmundshmëri, gjendjen e sigurimit shëndetësor, funksionin ventrikular të majtë dhe ashpërsinë e stenozës aortike midis pacientëve që ndiqnin udhëzimet ose jo.
Zëvendësimi i valvulës aortike me kirurgji apo kateter ishte kryer më shpesh te pacientët që ndiqnin udhëzimet (54.0% në krahasim me 19.4%) dhe pas një kohe mesatare më të shkurtër (2.2 vjet në krahasim me 3.5 vjet). Vdekshmëria për të gjitha shkaqet ishte më e lartë mes pacientëve që nuk i ndiqnin udhëzimet, të cilët gjithashtu reflektonin një normë më të lartë shtrimesh spitalore për insuficiencë kardiake në follow-up. Pas 5 vitesh, mbijetesa pa vdekja dhe shtrim për insuficiencë kardiake ka qenë më e lartë për pacientët që ndiqnin udhëzimet në krahasim me ata që nuk i ndiqnin (38.7% në krahasim me 23.3%).
"Monitorimi strikt i pacientëve me stenozë aortike të rëndë asimptomatike është i nevojshëm dhe udhëzuesit aktualë që rekomandojnë ekzaminime vjetore janë avantazhuese. Janë të nevojshme nisma për të promovuar ndjekjen e udhëzimeve me objektivin final të një ndërhyrje të shpejtë te pacientët që mund të përfitojnë nga zëvendësimi i valvulës aortike" përfundojnë autorët.

 

doi:10.1001/jamacardio.2017.2952


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>