Kardiologji

tet172017

Ndërprerja e terapisë së përditshme me Asa rrit riskun për recidiva

tags: Aspirinë

Ndërprerja e trajtimit afatgjatë me Asa me doza të vogla mund të rrisë riskun për evente kardiovaskulare, shkruhet në një artikull të publikuar së fundi në "Circulation' dhe financuar nga Universiteti i Uppsalas në Suedi dhe nga AtraZeneca.10 deri në 20% e të mbijetuarve nga një event ishemik akut e ndërpret përdorimin e përditshëm të acidit acetilsalicilik në 3 vitet që pasojnë nga infarkti. Por jo vetëm: janë raportuar norma të ndërprerjes edhe deri në 30% dhe një aderim i vogël në terapi që arrinte madje deri në 50% të pacientëve. Për të studiuar efektet e ndërprerjes së terapisë me Asa, një grup kërkuesish suedezë vlerësuan kartelat klinike të mbi 600 mijë personave mbi 40 vjeç në trajtim me acid acetilsalicilik në doza të ulëta për parandalimin e përsëritjes së eventeve kardiake dhe cerebrovaskulare mes viteve 2005 dhe 2009. Pjesëmarrësit ishin të lirë nga neoplazitë dhe kishin një shkallë pjesëmarrjeje në terapi mbi 80% vërejtur në vitin e parë të trajtimit. Pra në tre vitet e follow up-it autorët e studimit vërejtën një normë të eventeve kardiovaskulare me 37% më të lartë te individët që kishin ndërprerë marrjen e Asa-s në krahasim me ata që vazhdonin kurën. "Terapia me acid acetilsalicilik në dozë të ulët është një trajtim i thjeshtë dhe pak i kushtueshëm", shprehet Johan Sundstrom, autor kryesor i artikullit dhe profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Uppsala-s në Zvicër, duke shpjeguar se në mungesë të kundërindikimeve si hemorragjitë apo ndërhyrjet kirurgjikale nga këto të dhëna zbulohen përfitimet domethënëse mbi gjendjen e shëndetit të personave që ndjekin në mënyrë korrekte trajtimin. "Shpresa është se rezultatet tona mund të ndihmojnë mjekët, pacientët dhe ofruesit e asistencës shëndetësore që të marrin vendime të informuara për sa i përket ndërprerjes ose jo të trajtimit", përfundon Sundstrom.


 

Circulation. 2017. doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.117.028321 http://circ.ahajournals.org/content/136/13/1183


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>