Kardiologji

tet182017

Infarkti i miokardit, nga SHBA udhëzime të reja për trajtimin

American Heart Association (AHA) dhe American College of Cardiology (ACC) kanë firmosur një dokument të përbashkët të sapo publikuar në Journal of American College of Cardiology (JACC), që përmban udhëzime të reja, si cilësore si operative për trajtimin e pacientëve me STEMI (ST elevation myocardial infarction) dhe NSTEMI (Non-ST elevation myocardial infraction). Të dyja shoqëritë nuk i rekomandojnë më mjekët që të ndihmojnë pacientët që të ndalojnë pirjen e duhanin ose të verifikojnë nivelet e kolesterolit LDL duke shpjeguar se kjo pikë e fundit është në linjë me udhëzimet e fundit të vitit 2013 mbi dislipidemitë ku nuk kërkohen më vlerat e LDL për të përshkruar apo dozuar trajtimin me statina. Më kontrovers ka qenë eliminimi i aktivitetit të konsulencës për lënien e duhanit që ka gjeneruar një shkëmbim debatesh midis ekspertëve që kanë firmosur dokumentin. Drejtori i Hani Jneid i Baylor College of Medicine/Michael DeHakey VA Medical Center në Houston shpjegon: "Eliminimi i këshillimit (counselling) për lënien e duhanit varet nga fakti se vlerësimet e riskut rezultojnë të jenë domethënëse në mënyrë konstante dhe pa këtë masë cilësore që duket se është e panevojshme". "Me pak hapësirë për progres të mëtejshëm në këtë fushë tashmë të vlerësuar gjerësisht vitet e fundit, komiteti i shkrimit AHA/ACC mendon se kujdesi i ulët ndaj duhanpirjes do t'i lejojë ofruesve të shërbimeve shëndetësore që të përqendrohen në masa të tjera me cilësi, ku ka një marzh më të madh përmirësimi", vijon presidenti i komitetit të ekspertëve, duke saktësuar se përveç udhëzimeve mbi masat cilësore dokumenti përmban dhe sugjerime të dobishme operative ndër të cilat: angiografia e menjëhershme për arrestin kardiak jashtë spitalit për pacientë të reanimuar ku elektrokardiograma fillestare e të cilëve tregon një STEMI, test i stresit jo invaziv para daljes nga spitali në pacientë me STEMI ose NSTEMI të trajtuar me terapi mjekësore; dozimi i troponinës brenda 6 orëve nga mbërritja në spital.

 

J Am Coll Cardiol. 2017. doi: 10.1016/j.jacc.2017.06.032
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28943066


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>