Kardiologji

nën172017

Hipertensioni, udhëzuesit e rinj amerikanë ulin pragun në 130. Ja risia

Dy shoqatat kryesore kardiologjike amerikane kanë vendosur që të ndryshojnë sërish limitet e hipertensionit: udhëzuesit e rinj të prezantuar së fundi nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe Shoqata Amerikane e Zemrës në Seksionin Shkencor 2017, në fakt sugjerojnë tani kufirin 130/180 mmHg, për atë që përkufizohet si hipertension i stadit 1. "Objektivi është ofrimi i një udhëzuesi që përfshin diagnozën, parandalimin, vlerësimin e trajtimit dhe gjithashtu strategjitë për të përmirësuar shkallët e kontrollit gjatë kohës së trajtimit", ka shpjeguar në një konferencë për shtyp Paul Whelton, nga Tulane University School of Public Health në New Orleans, i cili ka drejtuar komitetin që ka punuar tekstin të aprovuar në total nga 11 shoqata shkencore dhe të publikuar në "Journal of the American College of Cardiology" dhe "Hypertension".
Udhëzuesit e rinj që përditësojnë ato të vitit 2003, nuk e modifikojnë përkufizimin e presionit normal (brenda limiteve të 120/180 mmHg), por propozojnë që të ndajnë fashën deri më tani të etiketuar si pre-hipertension në "presion të lartë" (pra mes 120 dhe 129 mmHg, me diastolik brenda 80 mmHg), "hipertension të stadit 1" (sistolik mes 130 - 139, ose diastolik mes 80 - 89 mmHg); "hipertension të stadit 2" me vlera presore prej të paktën 140/90 mmHg. Së fundmi "kriza hipertensive" me sistolik mbi 180 mmHg dhe/ose diastolik mbi 120, ku pacientët kanë nevojë për një përshtatje të menjëhershme të terapisë dhe shtrimin në spital në rastin e shenjave për një dëmtim të organit. Udhëzimet e reja nënvizojnë rëndësinë për të përdorur sisteme adekuate për të matur presionin, duke pasur parasysh riskun për hipertension "nga bluzat e bardha" dhe konsiderojnë dhe mesataren midis matjeve të kryera në kohë të njëpasnjëshme. Për sa i përket matjes në shtëpi, rekomandojnë që ta kryeni rregullisht duke përdorur aparatet përkatëse. Në hipertensionin e stadit 1 farmakologjia konsiderohet vetëm nëse pacienti ka pasur evente të mëparshme kardiovaskulare ose paraqet faktorë risku si diabeti apo sëmundja kronike renale.


 

Hypertension 2017; DOI:10.1161/HYP.0000000000000066 http://hyper.ahajournals.org/content/guidelines2017

Circulation 2017; DOI:10.1161/CIRCULATIONAHA.117.032582. http://circ.ahajournals.org/content/early/2017/11/08/CIRCULATIONAHA.117.032582


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>