Kardiologji

pri202018

Shumë pranë parashikimit të infarktit me një analizë të thjeshtë gjaku

Studimi i ri "Epiphany", që po zhvillohet në Qendrën Kardiologjike Monzino, propozon qëllimin ambicioz të parashikimit nëse një person do të përballet me një infarkt ose një lloj tjetër sëmundjeje të zemrës gjatë jetës së tij. Hulumtuesit do të përpiqen të identifikojnë karakteristikat që mund të dallojnë në një grup prej 1,000 personash, ata që janë në rrezik më të madh për të patur një problem kardiologjik në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, duke përdorur CT koronare dhe bioshënjues gjenomikë.

Në praktikë, përpjekja bëhet për të identifikuar me CT, subjektet te të cilët është e pranishme një sëmundje aterosklerotike koronare fillestare dhe pastaj të analizohet gjaku për të zbuluar shënjuesit e mundshëm që lidhen me çfarë ka rezultuar nga ekzaminimi radiologjik. Nëse arrihet ky synim, në të ardhmen do të identifikohen njerëzit në rrezik, me një test të thjeshtë të gjakut.

"Ideja e studimit "Epiphany" ka lindur nga një problem klinik gjithnjë e më i shpeshtë: si të sillesh me njerëzit që janë plotësisht pa simptoma, por me dokumentimin e sëmundjes fillestare koronare? Duke filluar nga një substrakt dukshëm identik, procesi aterosklerotik i arterieve koronare, që çon në mbylljen e tyre progresive, mund të zgjasë me vite të tëra dhe të shfaqet klinikisht në mënyra shumë të ndryshme", shpjegon Paolo Ravagnani, Njësia Operative 2 e Kardiologjisë së Ndërhyrjes.

Hamendësimi i ekzistencës së shënjuesve vjen nga një studim i kryer në Monzino, i cili ka krahasuar pacientët me infarkt dhe pacientët me anginë të qëndrueshme dhe tregues për rivaskularizim, duke zbuluar se të dyja format e aterosklerozës në këto raste ishin të ndryshme nga pikëpamja molekulare dhe për këtë arsye, të dallueshme.

Shumë studime tregojnë se një në pesë pacientë në të cilët CT-ja skanon pllakat aterosklerotike në një fazë të hershme të zhvillimit, do të paraqesë një ngjarje serioze kardiologjike në një periudhë afatmesme, por sot nuk kemi në dispozicion mjete të mjaftueshme për të mësuar se kush do të sëmuret. Falë këtij studimi, do të jetë e mundur të futemi në fushën e mjekësisë me saktësi, me trajtime të modeluara për individin dhe jo më të përgjithësuara.

 

https://www.cardiologicomonzino.it/it/comunicati-stampa/2018/03/18/infarto-individuare-in-anticipo-chi-colpira/101/


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>