Kardiologji

qer122018

Shtatzënat kardiopatike. Përcaktohet parashikuesi i rrezikut për komplikacione

Sipas një studimi të publikuar në "Journal of the American College of Cardiology", te gratë me probleme kardiopatike, shtatzënia shton rrezikun për komplikacione kardiake, por ato janë të parashikueshme, falë një treguesi të ri të rrezikut. Candice Silversides (Instituti Universitar i Kërkimit, Toronto) dhe kolegët e tij, kanë analizuar të dhënat e 1.938 grave shtatzëna, më sëmundje kardiake të fituara, të lindura ose aritmi, të dhëna që janë marrë në fillim, gjatë shtatzënisë dhe deri në gjashtë muaj pas lindjes.

"Vlerësimet kardiologjike përfshinin mbledhjen e informacioneve elektrokardiografike, klinike dhe ekokardiografike", saktëson autorja. "Gjatë studimit, 16% e grave kanë kaluar evente kardiake të pafavorshme. Më të zakonshme kanë qenë pamjaftueshmëria kardiake dhe aritmitë, që janë shfaqur përkatësisht në 6.2% dhe në 9.3% të rasteve", shkruajnë kërkuesit, të cilët kanë identifikuar 10 faktorë parashikues të komplikacioneve kardiake materne. Mes atyre të përgjithshëm kanë qenë eventet kardiake të mëparshme, prania e një disfunksioni ventrikular, një sëmundje valvulare me rrezik të lartë ose një bllokim i traktit të rrjedhjes së barkushes së majtë. Parashikuesit specifikë, përfshijnë nga ana tjetër aortopatitë me rrezik të lartë, impiantin e valvulave mekanike, kardiopatinë koronare dhe hipertensionin pulmonar.

"Treguesi i ri i rrezikut, CARPREG II (Sëmundjet kardiake në shtatzëni II) përfshin të dhjetë faktorët parashikues që ne kemi identifikuar", përfundon Silversides.

Në një koment të tijin, Uri Elkayam, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore në Los Anxhelos, shkruan: "Ky rezultat është pikënisja e duhur dhe gjithashtu një bazë e fortë për vlerësime të mëtejshme. Megjithatë, nuk duhet harruar se për të vlerësuar me saktësi rrezikun te një paciente të caktuar, nuk mjafton vetëm një vlerësim i plotë dhe i detajuar i kardiopatisë nga e cila ajo vuan, por duhet edhe një kuptim më i qartë i modifikimeve hemodinamike dhe i efekteve të tyre mbi patologjinë kardiake në shtatzëni, gjatë procesit të lindjes, si edhe pas tij".

 

J Am Coll Cardiol. 2018. doi: 10.1016/j.jacc.2018.02.076
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29793631

J Am Coll Cardiol. 2018. doi: 10.1016/j.jacc.2018.03.492
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29793632


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>