Kardiologji

tet52018

Arresti kardiak jashtë spitalor.
Mbijetesa varet nga performanca e urgjencës.

Mbijetesa pas një arresti kardiak varet, të paktën pjesërisht, nga Shërbimi Shëndetësor i Urgjencës, sipas një studimi të botuar në "JAMA Cardiology", nga i cili rrjedh se ka një ndryshim të madh në normat e mbijetesës pas arrestit kardiak, në varësi të ndihmës së parë që është dhënë.

Në fakt, shanset e mbijetesës variojnë nga më shumë se 50% për dy pacientë me karakteristika të ngjashme të trajtuara nga dy shërbime urgjence të zgjedhura rastësisht. Kemi gjetur ndryshime të mëdha edhe pas rregullimeve të duhura statistikore për shumë faktorë të mundshëm ngatërrues", thotë Masashi Okubo, bashkautor i studimit dhe mjek i urgjencës në Universitetin e Pitsburgut, duke vënë në dukje se studimi nuk zbulon arsyet pse disa shërbime urgjence janë më të mira se të tjerat.

Për të arritur rezultatet e tyre, kërkuesit analizuan të dhënat e konsorciumit Rezultatet e Reanimimit, një regjistër shumëqendror që gjurmon çfarë ndodh me pacientët që vuajnë nga arresti kardiak jashtë spitalor. Në analizë janë përfshirë 43,656 pacientë të vizituar në një nga 10 spitalet e Amerikës Veriore, pasi janë trajtuar fillimisht nga 112 shërbime të ndryshme emergjente mjekësore në periudhën 2011-2015. Duke krahasuar numrin e pacientëve të mbijetuar me mbijetesën pas daljes nga spitali, ndryshimet mes shërbimeve të ndryshme emergjente mjekësore ishin mjaft të mëdha: shërbimi më i keq kishte zero të mbijetuar në 36 pacientë, ndërsa ai me performancën më të mirë, numëronte 66 të mbijetuar nga 228 shtrime.

"Ne i kemi vëzhguar të dhënat duke analizuar gjithashtu shërimin funksional: në këtë rast shërbimi mjekësor i urgjencës, me performancën më të keqe arriti zero rikuperim funksional në 87 pacientë të shpëtuar, kundrejt 11 pacientëve nga 54 të tillë, në shërbimet më të mira. "Këto rezultate sugjerojnë se programet e trajnimit që synojnë arritjen e cilësisë më të lartë nga shërbimet e urgjencës, mund të përmirësojnë prognozën dhe mbijetesën e arrestit kardiak jashtë spitalor", përfundojnë autorët.

 

JAMA Cardiol. 2018. doi: 10.1001/jamacardio.2018.3037
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30267053


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>