Kardiologji

nën292018

Tensioni i gjakut rritet me moshën? Është faji i dietës dhe i jetës perëndimore

Sipas një letre hulumtimi, publikuar në "Jama Cardiology", anëtarë të një tribuje të Janomamit, që jetojnë në izolim thuajse të plotë, të pandikuar nga ushqimet perëndimore, nuk shfaqën asnjë shtim të presionit të gjakut mesatar në jetë, nga 1 deri 60 vjeç, ndryshe nga një fis fqinj, dieta e të cilit përfshinte disa ushqime të përpunuara dhe kripë.

"Gjetjet tona konfirmojnë se rritja e tensionit të gjakut mund të jetë rezultat i dietës të parandalueshme perëndimore dhe mënyrës së jetesës, më shumë sesa vetëm i plakjes", thotë Noel Muelleri (Shkolla e Shëndetit Publik "Johns Hopkins Bloomberg"), autori kryesor i punës. Hulumtuesit kanë studiuar presionin e gjakut në Janomami, te një popullsi gjuetarësh dhe fermerësh që jetojnë në një rajon të largët të pyjeve tropikale në veri të Brazilit dhe në jug të Venezuelës. Ata ndjekin një dietë të varfër në yndyrna e kripëra dhe të pasur me fruta e fibra dhe dihet prej kohësh se ata thuajse nuk e njohin arteriosklerozën dhe obezitetin dhe se të rriturit kanë një presion mesatar të gjakut shumë të ulët.

Hulumtuesit kanë dashur të vlerësojnë qëndrueshmërinë e vlerave të presionit të gjakut në jetë dhe ta krahasonin këtë popullsi me atë jekvana, që jetojnë pranë Janomamit, por që kanë pasur qasje ndaj dietës dhe ndikimeve të tjera perëndimore. Vlerat e presionit të gjakut të të rriturve janomami ishin mesatarisht 95 dhe 63 mmHg dhe një vlerë praktikisht e barabartë u gjet edhe mes fëmijëve. Të dhënat sugjerojnë se presioni i gjakut në këtë popullsi mbetet shumë i qëndrueshëm dhe i ulët të paktën deri në moshën 60-vjeçare, pa tendencë për t'u rritur ose ulur.

Nga ana tjetër, mes jekvanëve, ndërsa vlerat e presionit të gjakut në grupmoshat më të reja ishin praktikisht të njëjta me ato të shokëve të tyre janomami, ka një tendencë statistikisht të qartë drejt rritjes së vlerave me rritjen në moshë, rreth 0.25 mmHg në vit, aq shumë saqë popullsia jekvana kishin vlera mesatare më të larta se fqinjët e tyre, afërsisht prej 5.8 mmHg në 10 vjet dhe 15.9 mmHg brenda 50 viteve. Autorët planifikojnë të kryejnë një studim mbi bakteret intestinale të popullsive janomami dhe jekvana për të përcaktuar nëse mikrobioma e zorrëve mund të shpjegojë të paktën pjesërisht dallimet në presionin e gjakut të dy fiseve teksa plaken.

 

Jama Cardiology Published online November 14, 2018 doi: 10.1001/jamacardio.2018.3676 https://jamanetwork.com/journals/jamacardiology/fullarticle/2713959


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>