Kardiologji

dhj122018

Ateroskleroza. Nëse pacienti shikon gjendjen e sëmundjes, ndryshon stil jetese

Një studim i ri i gjerë, me përzgjedhje rastësore, rezultatet e të cilit janë publikuar në Lancet, tregon se dërgimi i imazheve grafike me skanime të personalizuara që tregojnë zgjerimin e aterosklerozës te pacientët dhe te mjekët e tyre, mund të përkthehet në një reduktim të riskut të sëmundjes kardiovaskulare në vitin pasues, në krahasim me dërgimin e informacioneve të zakonshme mbi riskun.

"Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes në shumë vende dhe pavarësisht provave të shumta për efikasitetin e metodave të parandalimit, nga barnat deri te ndryshimet e stilit të jetesës, ndjekja e këtyre metodave është ende e ulët. Marrja vetëm e informacionit, rrallë çon në një ndryshim të sjelljes dhe këshillat që i përkasin ushtrimit dhe dietës nuk funksionojnë mirë, ashtu si këshillat mbi barnat. Rezultatet e riskut janë përdorur gjerësisht, por mund të jenë shumë abstrakte dhe kështu, nuk arrijnë të stimulojnë te njerëzit, sjellje të përshtatshme", shpjegon Ulf Näslund (Universiteti Umea, në Zvicër), i cili më pas shton: "Ne kemi treguar fuqinë e përdorimit të imazheve të personalizuara si instrument për të modifikuar ndoshta sjelljen dhe për të reduktuar riskun e sëmundjeve kardiovaskulare."

3.532 persona që kanë marrë pjesë në programin e parandalimit kardiovaskular Västerbotten County, në Zvicër, kërkuesit ua kanë nënshtruar një ekografie vaskulare për të vlerësuar gjendjen e arterieve karotide. Më pas, i kanë përzgjedhur në mënyrë rastësore pjesëmarrësit për të marrë paraqitjen grafike të ekografisë karotide ose për të marrë vetëm informacionet standarde pa imazhe. Të gjithë pjesëmarrësit i janë nënshtruar një analize gjaku, një sondazhi mbi faktorët e riskut klinik dhe vlerësimit ekografik të trashësisë së murit të mesëm intim karotid.

Përveç paraqitjes grafike të gjendjes së arterieve, personat e grupit të ndërhyrjes kanë marrë edhe një indikacion viziv që kalonte nga e gjelbra deri tek e kuqja dhe ilustronte moshën e tyre biologjike, në krahasim me moshën kronologjike. I njëjti prezantim grafik i rezultatit të ekografisë i është dërguar edhe mjekut të tyre patolog. Pjesëmarrësit janë telefonuar nga një infermiere pas 2-4 javësh, në mënyrë që të mund të merrnin përgjigje për çfarëdolloj pyetjeje. Pas një viti ndjekjeje, treguesit e rezultatit kardiovaskular kanë qenë më të mirë në grupin e ndërhyrjes, në të cilin është vënë re edhe një përmirësim i dukshëm i kolesterolit total dhe LDL-së, në krahasim me grupin e kontrollit.

 

Lancet 2018. Doi: 10.1016/S0140-6736(18)32818-6
https://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(18)32818-6/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>