Kardiologji

jan82019

Denervimi renal shfaq rezultate të mira në trajtimin e hipertensionit

Dy studime të publikuara në "Lancet", tregojnë se denervimi renal ofron rezultate inkurajuese në trajtimin e hipertensionit. Në studimin SPYRAL HTN-ON MED, 80 pacientë me hipertension të pakontrolluar, me presion sistolik të matur në ambulancë ndërmjet 150 dhe 180 mmHg dhe presion diastolik të paktën 90 mmHg, janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për t'u trajtuar me denervim renal nëpërmjet ablazionit me radiofrekuencë ose me procedurën e placebos me angiografi.

Pacientët ishin menaxhuar me një numër barnash të ndryshëm hipertensivë, deri në tre të tillë. Kështu, pas gjashtë muajsh, nëpërmjet monitorimit të vazhdueshëm për 24 orë është vënë re një zvogëlim i presionit sistolik, konsiderueshëm më i madh me denervimin renal, krahasuar me procedurën placebo (-9,0 mmHg në krahasim me -1,6 mmHg).

"Denervimi renal në arteriet kryesore dhe në degët renale ka reduktuar në mënyrë të konsiderueshme presionin arterial, në krahasim me kontrollin nëpërmjet trajtimit fiktiv, pa evente të rëndësishme sigurie", përmbyll David Kandzari (Instituti i Zemrës Piedmont, në Atlanta, SHBA), autor kryesor i punimit. Në studimin e dytë, RADIANCE-HTN SOLO, Michel Azizi (Universiteti Paris-Descartes në Paris) dhe grupi i tij kanë grumbulluar 150 adultë me presion arterial të matur me monitorim të vazhdueshëm për 24 orë, ndërmjet 135/85 mmHg dhe 170/105 mmHg, pas ndërprerjes së kurës me barna për hipertensionin.

Pacientët janë përzgjedhur në mënyrë rastësore që të bëjnë denervimin renal me ekografi endovaskulare ose procedurë placebo, me angiografi renale. Edhe në këtë rast, pas 2 muajsh, grupi i trajtuar me denervim ka treguar një reduktim më të madh në presionin sistolik të matur me monitorim të vazhdueshëm për 24 orë gjatë ditës, në krahasim me grupin placebo (-8,5 mmHg, në krahasim me -2,2 mmHg). "Në krahasim me një procedurë të stimuluar, denervimi renal me ekografi endovaskulare ka reduktuar presionin arterial në monitorim të vazhdueshëm për 2 muaj te pacientët me hipertension sistolik-diastolik të kombinuar, në mungesë të barnave", përfundojnë autorët.

 

Lancet 2018. Doi: 10.1016/S0140-6736(18)30951-6
https://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(18)30951-6/fulltext

Lancet 2018. Doi: 10.1016/S0140-6736(18)31082-1
https://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(18)31082-1/fulltext

Lancet 2018. Doi: 10.1016/S0140-6736(18)31126-7
https://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(18)31126-7/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>