Kardiologji

jan312019

Kardiologët dhe onkologët, së bashku për të reduktuar risqet që vijnë nga VEGFR-TKI

Sipas një dokumenti të publikuar në "Heart", inhibitorët e tirozinë-kinazës që kanë si objektiv receptorin e faktorit të rritjes endoteliale vaskulare (VEGFR-TKI), kanë një lidhje me toksicitetin kardiovaskular dhe do të ishte e dobishme që onkologët dhe kardiologët të punonin së bashku në menaxhimin e pacientëve që duhet të marrin një trajtim të tillë, për të minimizuar efektet në zemër, duke ruajtur efikasitetin e kurës së tumorit.

"Toksiciteti më i zakonshëm kardiovaskular nga VEGFR-TKI është rritja akute e presionit të gjakut, që ndodh pothuajse te të gjithë pacientët, pjesa më e madhe e të cilëve më pas zhvillon hipertensionin. Hipertensioni i lidhur me VEGFR-TKI do të kërkonte një njohje të parakohshme dhe fillimin e menjëhershëm të trajtimit dhe kardiologët duhet të paraprijnë edhe mundësinë e kthimit të hipotensionit gjatë periudhave të ndërprerjes së trajtimit", shpjegon Ninian Lang (Universiteti i Glasgout, Mbretëri e Bashkuar), që ka drejtuar një grup pune. Në raportin e tyre, autorët tregojnë se rreth 1,2% e pacientëve të trajtuar zhvillojnë insuficiencë kardiake simptomatike dhe një përqindje e ngjashme vuan nga një disfunksion ventrikular sistolik asimptomatik në anën e majtë (LVSD), por janë referuar edhe raste të shokut kardiogjen dhe vdekjes.

Ka njëfarë mungese të provave për të udhëzuar terapinë për LVSD-në të lidhur me VEGFR-TKI, por rekomandohet gjithsesi ndërprerja e terapisë dhe fillimi i ACE-inhibitorëve, ose ARB-ëve dhe beta-bllokuesve. Edhe ishemia miokardiake dhe hemorragjia që lidhet me VEGFR-TKI përbën një problem kur merret në konsideratë përdorimi i agjentëve antitrombocitarë në këtë popullsi pacientësh. Zgjatja e QT-së paraqitet në një përqindje që arrin deri në 8% të pacientëve të trajtuar me VEGFR-TKI dhe ndërprerja e trajtimit është e rekomanduar nëse intervali i duhur QT kalon 500 ms, ose rritet mbi 60 ms, në krahasim me bazën.

"Provat për të udhëzuar qasjen më të mirë në vlerësimin dhe në trajtimin e efekteve kardiovaskulare që lidhen me VEGFR-TKI janë të kufizuara, por mbetet thelbësor vlerësimi rigoroz i riskut në bazë, me vëmendje të veçantë në kontrollin e presionit të gjakut. Objektivi i përgjithshëm duhet të jetë lejimi i administrimit të vazhdueshëm të dozave optimale të VEGFR-TKI kur është e mundur, shpesh me administrimin shoqërues të barnave kardiovaskulare", përfundojnë autorët.


Heart. 2018. doi: 10.1136/heartjnl-2018-313726
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30228246


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>