Kardiologji

pri192019

Sëmundjet kardiovaskulare në vend të parë. Prof. dr Artan Goda: Hipertensioni, vrasësi më i madh!

Të dhënat e dala nga kontrolli bazë shëndetësor i moshës 35 deri 70 vjeç, kanë nxjerrë në pah sëmundshmërinë e popullatës në Shqipëri. Kështu, ka dalë se, sëmundjet kardiovaskulare renditen në vend të parë. Në vend të dytë janë renditur sëmundjet endokrine, përfshirë diabetin dhe në vend të tretë, janë sëmundjet e mushkërive.

Sipas këtyre të dhënave, sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri kanë një incidencë prej 133 pacientësh për 100 mijë banorë. Përsa u përket rasteve të reja, përllogariten 388 mijë persona me sëmundje kardiovaskulare në një vit dhe 3800 persona pësojnë infarkt çdo vit.
"Sëmundjet kardiovaskulare në vendin tonë jo vetëm janë të parat, por janë 3 herë më shumë se sëmundjet endokrine, të cilat renditen të dytat dhe pothuajse 8 herë më shumë se sëmundjet e mushkërive, që renditen të tretat", thekson shefi i shërbimit të kardiologjisë në QSUT, prof. dr. Artan Goda.

Nga këto të dhëna, rezulton se qytete si Korça, Fieri dhe Berati kanë incidencën më të lartë të pacientëve me probleme kardiovaskulare, ndërkohë që me incidencë më të ulët janë qytete të tilla si: Tirana, Durrësi dhe Vlora. Sipas mjekëve, kjo lidhet edhe me përmirësimin e stilit të jetesës dhe kujdesit të qytetarëve për veten. Por, gjithsesi, hipertensioni konsiderohet vrasësi më i madh i shqiptarëve.

Në numrin e përgjithshëm të vdekjeve, për shqiptarët, 53 % shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare dhe vetëm 16. 4%, nga sëmundjet tumorale.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>