Kardiologji

qer32019

Tensioni. Rezultati i matjes në puls, ndryshon nga ai i matjes në krah

Sipas një studimi të ri të publikuar në "Hypertension", presioni arterial sistolik i matur në brendësi të arteries radiale është më i lartë se ai i matur në brendësi të arteries brakiale. "Rezultatet e studimit theksojnë nevojën për të përmirësuar saktësinë e pajisjeve që matin presionin e gjakut", konfirmon autori James Sharman (Universiteti i Tazmanisë, në Australi).

Udhëzimet aktuale mbi hipertensionin janë bazuar në presionin arterial brakial, por shumë pajisje të përdorura nga pacientët, përfshirë monitorët që vendosen në krah, të cilët bëhen gjithnjë e më të zakonshëm, matin presionin e gjakut në puls. Ekipi i kërkimit ka treguar se presioni arterial sistolik radial nuk përfaqëson atë brakial. "Prisnim shumë ndryshime ndërmjet presionit sistolik të matur në pjesën superiore të krahut dhe atij të matur te kyçi i dorës, por ajo çka na interesonte ishte numri i personave me diferenca shumë të mëdha, me një mesatare mbi 20 mmHg", konfirmon Sharmani. Autorët kanë matur presionin e gjakut intraarterial në mënyrë të njëpasnjëshme në nivelin e arteries brakiale dhe asaj radiale te 180 individë (me moshë mesatare 61 vjeç) që i janë nënshtruar angiografisë koronarike. Presioni sistolik në arterien radiale ishte mesatarisht 5,5 mmHg më i lartë në krahasim me atë të matur në arterien brakiale. Vetëm te 43% e pjesëmarrësve, presioni sistolik radial ndryshonte ±5 mmHg nga ai brakial, ndërsa te 46%, ishte më i lartë se 5 mmHg. Përveç kësaj, presioni sistolik radial ishte superior ndaj atij brakial nga 5 deri në 10 mmHg në 19%, nga 10 deri në 15 mmHg te 13% dhe mbi 15 mmHg, te 14% të pjesëmarrësve.

Në fund, 11% e kishte presionin sistolik radial më pak se >5 mmHg nga ai brakial. Pajisjet që shiten për të matur presionin e gjakut nëpërmjet një manshete në puls janë të shumta, por Sharmani shpjegon se shumica dërrmuese nuk do të regjistrojë vlera të krahasueshme me standardin klinik të presionit arterial në pjesën e sipërme të krahut. Për pasojë, vendimet klinike që merren duke u bazuar në një matje të bërë në mënyrë të pavarur nga pacienti, mund të mos jenë optimale.


Hypertension 2019 doi: 10.1161/HYPERTENSIONAHA.119.12674
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30905194


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>