Kardiologji

kor12019

Insuficienca kardiake me fraksion nxjerrjeje të reduktuar. Ulja e tepërt e tensionit është e rrezikshme

Sipas një studimi vëzhgues, të publikuar në "Journal of the American College of Cardiology", pacientët me insuficiencë kardiake me fraksion të reduktuar të nxjerrjes, që shfaqin presion arterial sistolik më të ulët se 130 mmHg, kanë rrezik më të madh vdekjeje, krahasuar me ata që shfaqin presion më të lartë.
"Udhëzimet aktuale rekomandojnë që të ruhet një presion sistolik më i ulët se 130 mmHg te pacientët që vuajnë nga kjo lloj insuficience kardiake dhe hipertensioni. Kemi dashur të verifikojmë rezultatet e pacientëve që gjenden në këtë situatë, kur presioni ulet në mënyrë që të respektohet ky kufi", shpjegon Arundel (Qendra Shëndetësore e Veteranëve, në Universitetin "Xhorxh Uashington" dhe atë Xhorxhtaun), autore kryesore e studimit.

Duke përdorur një regjistër të lidhur me Medicare, kërkuesit kanë përshtatur rreth 1.200 të moshuar të shtruar në spital për insuficiencë kardiake me fraksion nxjerrjeje të reduktuar, që kishin një presion të qëndrueshëm më të ulët se 130 mmHg, me pacientë që kishin karakteristika të ngjashme, por tension më të lartë.
Analizat e të dhënave treguan se vdekshmëria për të gjitha shkaqet brenda 30 ditësh ishte dukshëm më e lartë mes pacientëve me presion sistolik më të ulët se 130 mmHg, duke arritur në 7% krahasuar me 4% tek ata me tension më të lartë. Rreziku ka mbetur i lartë edhe pas gjashtë vjetësh, ndërkohë që rreziku për shtrimet e mëtejshme në spital, për të gjitha shkaqet dhe për insuficiencë kardiake është bërë domethënës pas 12 muajsh ndjekjeje. Ekspertët nënvizojnë nevojën për studime të reja me përzgjedhje rastësore për të vlerësuar targetet më të mira të reduktimit të presionit në këtë popullsi pacientësh.

"Mjekët duhet të bëjnë kujdes në uljen e tensionit arterial sistolik me agjentë të ndryshëm të antagonistëve neuro-hormonalë të këshilluar nga udhëzimet te pacientët me insuficiencë kardiake me fraksion nxjerrjeje të reduktuar, që kanë tension të barabartë ose më të lartë se 130 mmHg dhe që po ndjekin tashmë një terapi mjekësore të përcaktuar në bazë të udhëzimeve, me dozat më të mira", përfundojnë autorët.


JACC 2019. Doi: 10.1016/j.jacc.2019.04.022
https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S0735109719349344?via%3Dihub


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>