Kardiologji

gus132019

Betabllokuesit reduktojnë episodet e fibrilacionit të shkaktuar nga zemërimi dhe stresi

Sipas një studimi të botuar në "HeartRhythm", betabllokuesit mund të zbusin efektet negative të stresit dhe zemërimit te njerëzit me një histori të fibrilacionit atrial ose aritmisë kardiake. "Fibrilacioni atrial (AF) rrit rrezikun për iktus, dështim të zemrës dhe komplikacione të tjera", shpjegon Rachel Lampert (profesorë e mjekësisë së brendshme në Shkollën e Mjekësisë Yale), e cila së bashku me kolegët zbuluan në studimet e mëparshme se zemërimi dhe stresi mund të shoqërohen me episode të fibrilacionit atrial tek individët e predispozuar. Në këtë studim të ri, grupi i studimit i koordinuar nga Lamperti, verifikoi nëse betabllokuesit janë në gjendje të zvogëlojnë ndikimin e emocioneve negative në ritmin kardiak.

"Pacientëve me histori të AF-së u është dhënë një ditar elektronik për të regjistruar emocionet e tyre para një episodi të fibrilacionit atrial, si dhe një monitor dore dhe një pajisje monitorimi kardiak që vishet, për të regjistruar ritmin e zemrës", shpjegojnë studiuesit, të cilët gjatë një viti, kanë krahasuar të dhënat e mbledhura nga pacientët që morën betabllokues, me ato të grupit të kontrollit, që nuk trajtohen me medikamentin.
Rezultatet janë të qarta: zemërimi dhe stresi mund të shkaktojnë AF dhe betabllokuesit ulin ndjeshëm përgjigjen ndaj emocioneve negative. "Në grupin e trajtuar me betabllokues, episodet e tërbimit ose stresit janë ndjekur rrallë nga AF-ja, ose ishin të buta, ndërsa te pacientët që nuk e merrnin barin, sulmet e stresit ose tërbimit i rritën shumë shanset për AF", shpjegojnë autorët, duke specifikuar se disa betabllokues janë më efektivë se të tjerët.

"Megjithëse nuk dihet përfundimisht se pse betabllokuesit kanë këtë efekt, studimi sugjeron qasje të reja të mundshme për të përballuar fibrilacionin atrial", shkruajnë studiuesit. Dhe, Lamperti përfundon: "Konfirmimi i ndikimit të emocioneve në fibrilacionin atrial dhe i efektit të dobishëm të betabllokuesve, hap rrugën për terapi të reja".


HeartRhythm 2019. Doi: 10.1016/j.hrthm.2019.03.004
https://doi.org/10.1016/j.hrthm.2019.03.004


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>