Kardiologji

gus272019

Ulet rreziku i vdekjes te pacientët e moshuar që përdorin më shumë barna, pas një infarkti

Një studim i botuar në "Circulation: Cardiovascular Quality and Outcomes" ka treguar se banorët e azileve, që përdorën më shumë barna pas një ataku në zemër, kishin më pak të ngjarë të vdisnin brenda 90 ditëve të ardhshme, ama, edhe rënie konjitive më të madhe.
"Ne ekzaminuam efektin që kishte përdorimi i barnave të shumta të rekomanduara nga udhëzimet pas infarktit të miokardit në: një hospitalizim të ri, në rënien funksionale dhe vdekshmërinë, te segmenti më i brishtë dhe më i vjetër të popullatës amerikane, banorët e kujdesit afatgjatë në shtëpitë e pleqve", shkruan autori Andrew Zullo (Universiteti Brown, në Rod Ajlënd).

Barnat për parandalimin sekondar të infarktit (antitrombocitet, betabllokuesit, statinat dhe frenuesit e sistemit renin-angiotensin-aldosterone) shpesh nuk përshkruhen për të moshuarit e brishtë, për shkak të mungesës së të dhënave në lidhje me efikasitetin dhe sigurinë e tyre te këta pacientë. Studimi retrospektiv përfshiu 4,787 banorë të shtëpive të pleqve, mbi 65 vjeç (mosha mesatare: 84 vjeç), të shtruar në spital për infarkt akut të miokardit dhe me përshkrimin e një ose më shumë barnave, pas daljes nga spitali. Rezultatet treguan se përdorimi i 3 ose 4 barnave shoqërohej me një rënie të konsiderueshme të vdekshmërisë 90-ditore. Pacientët kishin 26% më pak të ngjarë të vdisnin sesa ata që morën vetëm një medikament. Përkundrazi, nuk u vërejt ndonjë ndryshim në rrezikun e vdekjes midis atyre që përdorën një ose dy barna. Numri i barnave nuk ndikoi në gjasat e një shtrimi të ri në spital, ndërsa efekti në aftësinë për të menaxhuar aktivitetet e përditshme ishte më pak i qartë.
 
"Duke pasur parasysh këtë ndërhyrje të mundshme, polifarmakoterapia nuk duhet të përdoret nga të moshuarit që dëshirojnë më shumë të ruajnë pavarësinë dhe funksionin e tyre të përditshëm, sesa të jetojnë më gjatë", thotë Zullo. "Për të vendosur për fillimin dhe ndërprerjen e një trajtimi farmakologjik, është e nevojshme të merren parasysh përfitimet dhe rreziqet e mundshme në kontekstin e faktorëve specifikë, duke përfshirë qëllimet e kurës dhe parapëlqimet e pacientëve", shpjegon Susan Bowles (Qendra për Kujdesin Shëndetësor të të Moshuarve, në Halifaks, Kanada).


Circ Cardiovasc Qual Outcomes. 2019;12:e004942. DOI: 10.1161/CIRCOUTCOMES.118.004942
https://www.ahajournals.org/doi/10.1161/CIRCOUTCOMES.118.004942

Circ Cardiovasc Qual Outcomes. 2019;12:e005530. DOI: 10.1161/CIRCOUTCOMES.119.005530
https://www.ahajournals.org/doi/pdf/10.1161/CIRCOUTCOMES.119.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>