Kardiologji

sht192019

Kthesë e mundshme terapeutike për kardiomiopatinë aritmogjene të ventrikulit të djathtë

Një skuadër kërkuesish të Qendrës Kombëtare për Kërkime Kardiovaskulare (CNIC) dhe të spitalit "Puerta de Hierro", Majadahonda (Spanjë) ka zbuluar një trajtim të mundshëm për kardiomiopatinë aritmogjene të ventrikulit të djathtë të tipit 5 (ARVC5), një sëmundje gjenetike fatale e shkaktuar nga mutaconi i gjenit TMEM43, për të cilën nuk ekzistojnë kura.

Nga studimi, i publikuar në "Circulation", del se inhibimi i kinazës GSK3β te minjtë me sëmundjen ARVC5 aktive, redukton fibrozën e qelizave miokardiake, duke përmirësuar funksionin kardiak. "Kardiomiopatia aritmogjene mund të shkaktojë vdekje kardiake të papritur në format më të rënda, ndërsa pacientët e të dyja gjinive, të prekur në mënyrë më pak të rëndë, zhvillojnë pamjaftueshmëri kardiake progresive", thotë koordinatori i studimit, Pablo García-Pavía, drejtor i njësisë së kardiomiopatisë familjare pranë Shërbimit të Kardiologjisë në spitalin "Puerta de Hierro", duke shpjeguar se, aktualisht strategjia më e mirë terapeutike është parandalimi i vdekjes së papritur kardiake me defibrilator kardioversor të implantueshëm, e shoqëruar me trajtimin e pamjaftueshmërisë kardiake dhe mundësisht, me transplant të zemrës.

"Kemi mësuar se për të identifikuar trajtime efikas, kishim nevojë për një kuptueshmëri më të mirë të sëmundjes, që në fazat e para. Dhe, për këtë, kishim nevojë për një model kafshe", vazhdon García-Pavía, që së bashku me kolegët, ka zhvilluar një linjë minjsh transgjenikë që shpreh versionin mutant të proteinës humane TMEM43 dhe imiton sëmundjen humane. Kërkuesit kanë zbuluar më tej se proteina mutante TMEM43, aktivizon proteinë kinazën GSK3β.
"Kjo çon drejt vdekjes progresve të qelizave kardiake, të zëvendësuara gradualisht nga indet fibroze, një nga shenjat karakteristike të sëmundjes", shkruajnë kërkuesit që në modelin e minjve kanë testuar më tej qasje të ndryshme terapeutike. "Ndërkohë që trajtimet e drejtpërdrejta të fibrozës ishin të paefektshme, rezultate pozitive janë marrë me dy strategji për të inhibuar GSK3β, një bazë e inhibimit farmakologjik dhe tjetër, mbi mbishprehjen e nënnjësisë kalcineurinike CnAβ1", shkruajnë autorët, duke saktësuar se që të dyja qasjet kanë reduktuar normën e vdekshmërisë së qelizave kardiake, duke arritur një kontraktim më të mirë kardiak dhe mbijetesë më të gjatë.

García-Pavía e mbyll kështu: "Hapi i ardhshëm është përdorimi i rezultateve të arritura dhe përfitimi i pacientëve. Duke përdorur modelin tonë, po testojmë barna të përdorura për të trajtuar pamjaftueshmërinë kardiake, që të shohim nëse janë efikase kundër ARVC5-së".


Circulation 2019. Doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.119.040366
https://www.ahajournals.org/doi/10.1161/CIRCULATIONAHA.119.040366


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>