Kardiologji

tet212019

Barnat për insuficiencën kardiake. Shpesh, përshkruhen me doza më të ulëta. Ja, cilat janë arsyet!

Sipas nënshkruesve të studimit të publikuar në "Annals of Internal Medicine", disa barna bazike për trajtimin e insuficiencës kardiake përshkruhen shpesh me doza më të ulëta se ato të rekomanduara nga udhëzimet ndërkombëtare, për shkak të një biasi të pavullnetshëm të mjekëve, që i trembet mbidozimit.
"Insuficienca kardiake trajtohet me inhibitorë të enzimës së konversionit të angiotensinës (ACE), betabllokues të receptorit të angiotensinës (ARB) dhe gjithë këto barna kanë dozime dhe udhëzime shumë të qarta për t'u ndjekur. Ne kemi shqyrtuar dozimet e përshkruara në bazë të regjistrit kombëtar austriak për insuficiencën kardiake që përfshin 3.737 pacientë dhe kemi vënë re se, në një periudhë 12-mujore, vetëm një numër i kufizuar pacientësh me insuficiencë kardiake sistolike ka marrë dozimet maksimale të rekomanduara", shpjegon Henrike Arfsten (Universiteti Mjekësor i Vienës), autore kryesore e studimit.

Në fakt, shumica e pacientëve ishin dukshëm nën dozën optimale terapeutike të rekomanduar. Ky fakt ishte veçanërisht i dukshëm brenda klasave të veçanta të barnave, ku përdoren doza të ndryshme maksimale nga pikëpamja numerike për të patur të njëjtin efekt terapeutik. Kështu, barnat me një dozë të synuar më të lartë në numër absolut, u përshkruan me një dozë dukshëm më të ulët sesa rekomandohej, ndërsa probabiliteti i përshkrimit të dozës maksimale ishte dukshëm më i lartë në barnat me dozë të synuar numerike më të ulët.
"Jemi ndeshur me një frikë të pavetëdijshme nga mbidoza dhe efektet anësore të barnave midis kolegëve tanë, frikë që vazhdon të ekzistojë edhe në mjekësinë e bazuar në prova", thonë autorët.

Sipas ekspertëve, kjo sjellje tepër e kujdesshme mund të mos jetë problem ekskluzivisht për trajtimet kardiologjike, por mund të ekzistojë edhe në fushat e tjera mjekësore. Prandaj, ata sugjerojnë verifikimin e këtyre rezultateve në grupe më të mëdha pacientësh e në sëmundje të tjera dhe nëse rezultatet konfirmohen, të ndiqen dozat në miligramë sipas udhëzimeve të bazuara në dozimet e ekuivalencës.

 

Ann Intern Med. 2019. DOI: 10.7326/M19-0476
https://annals.org/aim/article-abstract/2752319/prescription-bias-treatment-chronic-systolic-heart-failure


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>