Kardiologji

nën152019

Fjetja më pak se gjashtë orë, shton rrezikun për vdekje nga problemet kardiovaskulare

Sipas një studimi të publikuar në "Journal of the American Heart Association", të rriturit e moshës së mesme me hipertension, diabet të tipit 2, sëmundje të zemrës apo iktus, mund të jenë në rrezik të lartë për kancer dhe vdekje të parakohshme, nëse flenë më pak se gjashtë orë në ditë.

"Studimi ynë sugjeron që arritja e një sasie normale të gjumit mund të jetë mbrojtëse për disa njerëz me këto patologji dhe rreziqe për shëndetin. Sidoqoftë, do të nevojiten më shumë hulumtime për të shqyrtuar nëse një përmirësim apo shtim i sasisë së gjumit përmes terapive mjekësore ose të sjelljes, mund të reduktojë rrezikun e vdekjes së parakohshme", tha Julio Fernandez-Mendoza (Kolegji Shtetëror i Mjekësisë në Pensilvani), autori kryesor i studimit. Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 1.600 të rriturve nga kohortja Penn State Adult dhe i klasifikuan në dy grupe bazuar në praninë e hipertensionit të stadit të dytë dhe diabetit tip 2 ose sëmundjeve të zemrës dhe iktusit. Pjesëmarrësit e kaluan natën në një laborator të studimit të gjumit dhe më pas, u ndoqën për të identifikuar një shkak të mundshëm të vdekjes. Nga 512 vetë të vdekur, një e treta vdiqën nga sëmundje të zemrës ose iktus dhe një e katërta, nga kanceri. Njerëzit në grupin e hipertensionit ose të diabetit që flinin më pak se gjashtë orë kishin rrezik të dyfishuar për vdekje nga sëmundjet e zemrës ose iktusi. Individët me sëmundje kardiake ose iktus, që kanë fjetur më pak se gjashtë orë, kanë treguar një rritje të trefishtë të rrezikut të vdekjes nga kanceri. Shtimi i rrezikut të vdekjes së parakohshme për njerëzit me hipertension ose diabet, ka rezultuar i papërfillshëm nëse orët e gjumit ishin më shumë se gjashtë.

"Identifikimi i njerëzve me probleme specifike të gjumit, mund të përmirësojë parandalimin, me qasje terapeutike më të plota, me rezultate më të mira afatgjata dhe me një përdorim më të ulët të burimeve shëndetësore", shpjegon Fernandez-Mendoza. Autorët theksojnë se rezultati i studimit mund të jetë ndikuar nga efekti i të fjeturit një natë të vetme në laborator, sepse pjesëmarrësit mund të kishin fjetur dukshëm më keq, krahasuar me zakonisht.


J Am Heart Association 2019. Doi: 10.1161/JAHA.119.013043
https://dx.doi.org/10.1161/JAHA.119.013043


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>