dhj132019
Fibrilacioni atrial. E ardhmja e skrinimit mund të kalojë nga një telekamerë
Sipas një studimi të ri të publikuar në "Jama Cardiology", ekziston mundësia e zbulimit të pranisë së fibrilaconit atrial në ritmin kardiak me një foto kamerë, edhe nga shumë pacientë në të njëjtën kohë, duke përdorur një rrjet nervor.
"Në vitin 2018 kemi treguar se një metodë e re e zbulimit të fibrilacionit atrial duke analizuar sinjalet fotopletizmografike (FPPG) të fytyrës pa kontakt fizik, nëpërmjet një foto kamere për smartfon. Në këtë studim të ri, kemi vlerësuar në mënyrë perspektive, fizibilitetin e zbulimit te më shumë njerëz njëkohësisht", shpjegon Ben Freedman (Universiteti i Sidnejit), bashkautor i studimit.
Kërkuesit nënvizojnë se tradicionalisht, fibrilacioni atrial zbulohet me një elektrokardiogramë (ECG) ose kontroll të pulsit gjatë një vizite, por këto metoda kërkojnë një kontakt me pacientin.
Me teknologjinë e re, nga ana tjetër, një foto kamerë e vetme mund të regjistrojë njëkohësisht karakteristikat e fytyrës në grupe njerëzish. Video kamera, kërkon ndryshime të lehta në ngjyrën e lëkurës, të shkaktuara nga rrjedha e gjakut gjatë rrahjeve të zemrës dhe zbulon shenjat e heshtura të kësaj patologjie të rrezikshme. Regjistrimi pastaj analizohet shpejt duke përdorur softuerin e inteligjencës artificiale, për të bërë një diagnozë të saktë, pa kontakt. Kjo metodë e shqyrtimit pasiv me kosto të ulët mund të garantojë zbulimin e më shumë rasteve të fibrilacionit atrial në popullatë, duke parandaluar më shumë iktuse.
"Nëse jemi në gjendje ta zbulojmë fibrilacionin para se të verifikohet një iktus dhe në këtë mënyrë, pra, ta trajtojmë problemin që në bazë, sigurisht që mund të parandalojmë një numër më të madh të rasteve më serioze", thotë Freedmani.
Aktualisht, teknologjia kërkon që njeriu të qëndrojë pa lëvizur për një minutë për të marrë një rezultat. Prandaj, sipas ekspertëve, pacientët mund të "përfitojnë" nga kjo lloj analize diagnostike duke u ulur në zonat e shqyrtimit të shfaqura qartë në një dhomë pritjeje.
"Nëse do të mund ta zbatonim këtë zgjidhje në një shkallë të gjerë, duke monitoruar rregullisht njerëzit në fashën moshore të rrezikuar nga iktusi, mund të shmangnim qindra iktuse çdo vit", përfundon Freedmani.
Jama Cardiol 2019. Doi: 10.1001/jamacardio.2019.4004
https://doi.org/10.1001/jamacardio.2019.4004