Kardiologji

mar22020

Ngrënia e mishit të kuq dhe atij të përpunuar, shton rrezikun e sëmundjeve kardiake

Një studim i botuar në "JAMA Internal Medicine" e lidh mishin e kuq dhe atë të përpunuar, domethënë sallamin, salsiçet, proshutën e të tilla me radhë, me një rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës dhe vdekje. Me fjalë të tjera, ngrënia në një javë, e dy racioneve me mish të kuq, të përpunuar ose mish shpendësh, por jo peshk, lidhet me shanse nga 3 deri në 7% më të larta për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Për më tepër, konsumi i dy racioneve në javë të mishit të kuq ose mishit të përpunuar, por jo të shpendëve ose peshqve, shoqërohet me një rritje prej 3% të rrezikut të vdekjes nga çfarëdolloj shkaku.

"Janë përqindje të vogla, por prapë vlen të reduktohet mishi i kuq dhe ai i përpunuar. Edhe sepse konsumimi i mishit të kuq është i lidhur vazhdimisht me sëmundje të tilla si kanceri", thotë bashkautorja e studimit, Norrina Allen, profesore e asociuar e mjekësisë parandaluese në Universitetin Veriperëndimor, Feinberg në Çikago. "Rezultatet tona vijnë pas një metaanalize të diskutueshme të nëntorit të kaluar e cila rekomandon të mos reduktohet sasia e mishit të kuq dhe mishit të përpunuar. Sidoqoftë, duke parë këto të dhëna, nuk mendoj se kjo është ajo që pretendon shkenca", shton studiuesja. "Peshku, frutat e detit dhe burimet e proteinave me bazë bimore, si arrat dhe bishtajoret, fasulet dhe bizelet, janë alternativa të shkëlqyera kundrejt mishit", thotë bashkautorja Linda Van Horn, profesore e mjekësisë parandaluese në Feinberg dhe anëtare e Komitetit Këshillimor për udhëzimet dietike të vitit 2020, në SHBA. "Studimi gjen një lidhje pozitive midis konsumimit të mishit të shpendëve dhe sëmundjeve kardiovaskulare, por provat deri më tani nuk janë të mjaftueshme për të dhënë një rekomandim të qartë për konsumimin e këtij mishi. Sidoqoftë, pula e skuqur nuk rekomandohet", shkruajnë autorët, të cilët mblodhën një kampion të madh të larmishëm prej gjashtë grupesh, përfshirë të dhënat e ndjekjes së gjatë deri në tre dhjetëvjeçarë, të dhëna dietike të harmonizuara për të zvogëluar heterogjenitetin, përshtatur me një numër të plotë faktorësh konfuzë dhe kryen analiza të shumta të ndjeshmërisë. Studimi përfshiu 29.682 pjesëmarrës, të cilët u pyetën se çfarë kishin ngrënë gjatë vitit ose muajit të kaluar.

"Një nga kufizimet e studimit është se metodat e gatimit nuk janë marrë në konsideratë. Futja e pulës së skuqur dhe peshkut të skuqur, për shembull, është e lidhur pozitivisht me sëmundjet kronike", thotë Allen.

 

JAMA Int Med 2020. Doi: 10.1001/jamainternmed.2019.6969
https://jamanetwork.com/journals/jamainternalmedicine/article-abstract/2759737


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>