Kardiologji

tet132020

Covid-19. Për më të rinjtë, iktusi mund të jetë simptoma e vetme

Iktusi është relativisht i zakonshëm mes pacientëve me Covid-19 dhe ka pasoja shkatërruese në të gjitha moshat, por kur ndodh te njerëzit me moshë të avancuar, sëmundje bashkëshoqëruese dhe simptoma të rënda të frymëmarrjes, lidhet me vdekshmëri jashtëzakonisht të lartë. Këtë raporton një studim i botuar në "Neurology", i cili thekson se iktusi mund të jetë simptoma e parë që paraqet sëmundjen e shkaktuar nga Sars-CoV-2 te pacientët më të rinj. "Ne kemi analizuar të dhënat e 160 pacientëve me Covid-19 e iktus dhe kemi parë që pothuajse gjysma e pacientëve nën moshën 50 vjeç ishin asimptomatikë në kohën e fillimit të iktusit, që ishte edhe shenja e parë e sëmundjes", shpjegon Luciano Sposato (Universiteti Perëndimor, Kanada), autori kryesor i studimit.

Për të vlerësuar hipotezën se iktuset te pacientët me Covid-19 kanë tipare dalluese, ekspertët studiuan rrezikun e iktusit, fenotipet klinike dhe rezultatet në këtë popullatë, me anë të një kërkimi sistematik të studimeve që raportojnë frekuencën e iktusit te pacientët Covid-19. Më tej, ata shtuan një kërkim sistematik për një sërë rastesh iktusi te pacientët me Covid-19 dhe 35 raste shtesë të papublikuara që vijnë nga Kanadaja, SHBA-ja dhe Irani.
Kështu, autorët vunë në dukje se përqindja e pacientëve Covid-19 të cilët u paraqitën me iktus dhe vdekshmëri në spital ishte jashtëzakonisht e lartë dhe se vdekshmëria ishte 67% më e ulët te pacientët nën 50 vjeç, krahasuar me ata mbi 70 vjeç. Okluzioni i enëve të mëdha ishte dy herë më i shpeshtë nga sa ishte raportuar më parë dhe ishte i lartë në të gjitha grupmoshat, madje edhe në mungesë të faktorëve të rrezikut ose sëmundjeve bashkëshoqëruese.
"Sidoqoftë, një fenotip klinik i karakterizuar nga mosha më e vjetër, një barrë më e madhe sëmundjesh bashkëshoqëruese dhe simptoma të rënda të frymëmarrjes nga Covid-19, është lidhur me vdekshmëri më të lartë spitalore, e barabartë me 58.6% dhe një rrezik tre herë më të lartë të vdekjes sesa për pjesën tjetër të grupit", përfundojnë autorët.


Neurology 2020. Doi: 10.1212/WNL.0000000000010851
https://doi.org/10.1212/WNL.0000000000010851


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>