Kardiologji

jan212021

Rreziku kardiovaskular. Çfarë tregon diferenca mes tensionit të matur në krahë të ndryshëm?

Rezultatet e një studimi të botuar në "Hypertension" konfirmojnë lidhjen midis ndryshimit në presionin e gjakut të matur në të dy krahët (interarm blood pressure differences: IAD), ngjarjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë. Për më tepër, ndërsa udhëzimet evropiane dhe britanike aktualisht njohin IAD-in sistolik më të madh se 15 mmHg si një prag tregues të rrezikut shtesë kardiovaskular, studimi i ri sugjeron një prag më pak se 10 mmHg. Duhet të theksohet se diferenca sistolike prej të paktën 10 mmHg zbulohet te 11% e njerëzve hipertensivë dhe te 4% e popullatës së përgjithshme.

"Një ndryshim prej 10 mmHg në presionin arterial sistolik midis krahëve, duhet konsideruar tashmë si një kufi i sipërm i normës. Kontrollimi i presionit të gjakut në të dy krahët, si dhe zgjedhja e krahut për të matur zbulimin dhe menaxhimin e presionit të lartë të gjakut, është pjesë kryesore e vlerësimit të rrezikut kardiovaskular dhe duhet të bëhet praktikë klinike rutinë", shkroi Christopher E. Clark (Universiteti i Shkollës Mjekësore të Exeterit) dhe kolegët e tij. Në veçanti, me këtë studim kemi dashur të kryejmë metaanalizën e parë ndërkombëtare me të dhëna të pjesëmarrësve individualë (individual participant data: IPD) për të ekzaminuar lidhjen e IAD-së me rrezikun e ngjarjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërinë kardiovaskulare ose për të gjitha shkaqet, zhvillimin dhe vërtetimin e modeleve të reja të parashikimit të rrezikut kardiovaskular që përfshijnë IAD-në dhe përcaktojnë nëse kjo e fundit parashikon rrezik shtesë, përtej rezultateve ekzistuese të rrezikut kardiovaskular.

Autorët, që punuan me një grup konsulence, kombinuan të dhëna nga 24 studime për të krijuar një tërësi të dhënash për gati 54,000 pjesëmarrës dhe zbuluan se ndryshimi më i madh se 5 mmHg parashikonte vdekshmërinë për të gjitha shkaqet, vdekshmërinë dhe ngjarjet kardiovaskulare. Për më tepër, çdo mmHg shtesë e IAD-it rrit rrezikun e parashikuar 10-vjeçar të vdekshmërisë për të gjitha shkaqet (afërsisht 1%) dhe vdekshmërisë kardiovaskulare (1 deri 2%). "Ky studim demonstron dhe përcakton sasinë e lidhjes së pavarur të IAD-it me vdekshmërinë dhe ngjarjet kardiovaskulare. Rezultatet e bazuara në një çift të vetëm të leximeve vijuese të presionit të gjakut sugjerojnë që mund të justifikohet një zvogëlim i IAD-it sistolik normal aktualisht i pranuar deri në një kufi prej 10 mmHg", shkruajnë autorët, që e mbyllin duke theksuar rëndësinë e rezultateve për asistencën primare dhe për kontekstet me pak burime dhe faktin që, gjatë vlerësimeve kardiovaskulare, presioni arterial duhet matur në të dy krahët.


Hypertension. 2020, doi: 10.1161/HYPERTENSIONAHA.120.15997
https://doi.org/10.1161/HYPERTENSIONAHA.120.15997


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>