Kardiologji

pri62021

Deficiti hormonal dhe insuficienca kardiake: të dhënat e regjistrit shumëqendror

Një studim i kryer nga Universiteti Federico II në Napoli, ka dalë në përfundimin se deficiti hormonal në gjak dyfishon vdekshmërinë e njerëzve që vuajnë nga insuficienca kardiake. "Demonstrimi i faktit që hormonet luajnë një rol vendimtar në përparimin e insuficiencës kardiake kronike (IKK) dhe parashikojnë mbijetesën, hap horizonte të reja terapeutike", shkruajnë Antonio Cittadini dhe bashkëpunëtorët, në artikullin e botuar në "European Journal of Preventive Cardiology".

Megjithëse provat e fundit mbështesin faktin se në IKK verifikohet sindroma e deficitit hormonal dhe metabolik (MHDS), nuk ka studime vëzhguese që të kenë demonstruar ndikimin e kësaj të fundit në përparimin dhe rezultatet e IKK-së. Studimi i ri tregon se MHDS-ja është e zakonshme në insuficiencën kardiake kronike dhe lidhet në mënyrë të pavarur me shtimin e vdekshmërisë për të gjitha shkaqet dhe shtrimin në spital. Në veçanti, autorët përdorën të dhënat e 480 pacientëve me një fraksion të ejektimit ventrikular sinister më të vogël ose të barabartë me 45%, të pranishëm në TOSCA (Trajtimi hormonal në insuficiencën kardiake), një regjistër shumëqendror që përfshin 19 qendra dhe që synon të studiojë prevalencën, rëndësinë klinike dhe ndikimin prognostik të deficitit hormonal (HD), qoftë vetëm ose në kombinim, në IKK. Më shumë se 90% e pjesëmarrësve kishin të paktën një deficit hormonal, mes të cilëve mungesa e testosteronit ose e IGF-1, gjë që u lidh me rezultate negative. 77.5% u diagnostikuan me MHDS (prani të të paktën 2 deficiteve hormonale) ose diabet.

Në fund të një ndjekjeje 36-mujore, janë regjistruar 271 ngjarje të endpointit primar, që përbëhet nga vdekshmëria për të gjitha shkaqet (97) dhe shtrimet në spital për shkaqe kardiovaskulare (171). Nga këto, 41% kanë ndodhur te pacientët në grupin NO-MHDS, pra, me një ose pa HD dhe 62% te pacientët me MHDS. MHDS-ja lidhej në mënyrë të pavarur me verifikimin e endpointit primar dhe identifikon grupin e pacientëve me vdekshmëri më të lartë. Është vërejtur gjithashtu një lidhje graduale midis numrit të HD-ve dhe të gjitha ngjarjeve, gjë që sipas autorëve tregon se MHDS-ja mund të luajë rol shkakësor në insuficiencën kardiake kronike. "Rezultatet nga regjistri TAOSCA sugjerojnë të kërkohet HD te pacientët me insuficiencë kardiake, si synim terapeutik premtues dhe mbështesin nevojën për studime klinike për të demonstruar përfitimet e mundshme të terapisë me zëvendësim të hormoneve", thonë ata. Cittadini ka deklaruar gjithashtu se është kontaktuar nga një kompani shumëkombëshe amerikane për të diskutuar rezultatet e studimit.

 

European Journal of Preventive Cardiology 2021. Doi: 10.1093/eurjpc/zwab020
https://doi.org/10.1093/eurjpc/zwab020 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>