Kardiologji

kor272022

Insuficienca kardiake. Kufizimi i kripës nuk është gjithmonë i dobishëm

Kufizimi i tepërt i kripës mund të përkeqësojë rezultatet për disa pacientë me insuficiencë kardiake me fraksion nxjerrjeje të reduktuar, sipas një studimi të botuar në Heart. "Kufizimi i kripës rekomandohet shpesh në udhëzimet për insuficiencen kardiake, por diapazoni i kufizimit optimal (duke filluar nga më pak se 1.5 g në më pak se 3 g në ditë) dhe efekti i tij te pacientët me insuficiencë kardiake me fraksion nxjerrjeje të reduktuar është i paqartë, pasi subjekte të tilla shpesh janë përjashtuar nga studimet", shpjegojnë autorët kryesorë të studimit Weihao Liang dhe Chen Liu (Sun Yat-sen University First Affiliated Hospital, Guangzhou, Kinë).

Për të kuptuar më mirë situatën, studiuesit vlerësuan të dhënat nga 1,713 njerëz të moshës 50 vjeç e lart me insuficiencë kardiake me fraksion nxjerrjeje të reduktuar. Pjesëmarrësit u pyetën se sa kripë shtojnë në mënyrë rutinore gjatë gatimit të ushqimeve të ndryshme dhe përgjigjja u vlerësua me 0 (asnjë), 1 (⅛ lugë), 2 (¼ lugë) dhe 3 (mbi ½ lugë) pikë. Më pas, pjesëmarrësit u monitoruan për një mesatare prej tre vjetësh për endpointin parësor, vdekja nga sëmundjet kardiovaskulare ose shtrimi në spital për insuficiencë dhe arrest kardiak.

Endpointi dytësor ishte vdekja nga çdo shkak dhe vdekja nga sëmundjet kardiovaskulare dhe shtrimi në spital për insuficiencë kardiake. Rreth gjysma e pjesëmarrësve (816) kishin një rezultat zero për shtimin e kripës gjatë gatimit. Këta njerëz peshonin dukshëm më shumë dhe kishin presion diastolik më të ulët të gjakut sesa ata me pikë mbi zero dhe ishin shtruar në spital më shpesh për insuficiencë kardiake. Ata gjithashtu kishin më shumë mundësi të kishin diabet të tipit 2 dhe funksion të reduktuar renal, të merrnin medikamente për të kontrolluar insuficiencën kardiake dhe të kishin një fraksion të reduktuar të nxjerrjes së ventrikulit të majtë.

Pjesëmarrësit me një rezultat të përdorimit të kripës gjatë gatimit më të madh se zero, ishin në rrezik dukshëm më të ulët për endpointin primar sesa ata të cilët rezultatin e kishin zero, por nuk kishin më pak mundësi të vdisnin nga ndonjë shkak ose sëmundje kardiovaskulare. Njerëzit e moshës 70 vjeç e më të rinj dhe me ngjyrë kishin më shumë gjasa të përfitonin nga shtimi i kripës.

 

Heart 2022. Doi: 10.1136/heartjnl-2022-321167
http://doi.org/10.1136/heartjnl-2022-321167

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>