Kardiologji

mar22023

Sëmundjet kardiovaskulare. Sheqernat e shtuara rrisin rrezikun

Sipas një studimi të botuar në "BMC Medicine", marrja e fibrave në sasi të mëdha, zëvendësimi i niseshtës nga gruri i rafinuar dhe sheqernave të lira (ato të shtuara në ushqime) me niseshte të plotë dhe sheqerna jo të lira shton rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.

"Studimet e fundit kanë treguar se lidhjet midis karbohidrateve dietike dhe sëmundjeve kardiovaskulare (CVD) mund të varen nga cilësia dhe jo nga sasia e karbohidrateve të konsumuara", tha autorja kryesore e studimit Rebecca Kelly nga Universiteti i Oksfordit në Britani.

"Për të hetuar më tej mbi këtë ceshtje, ne analizuam lidhjet midis llojeve dhe burimeve të karbohidrateve dietike dhe incidencës së CVD-ve. Për më tepër, shqyrtuam lidhjet midis marrjes së karbohidrateve dhe triglicerideve brenda nënklasave të lipoproteinave", vazhdon ekspertja.

Studiuesit studiuan 110,497 pjesëmarrës në UK Biobank, të cilët kishin kryer të paktën dy vlerësime dietike 24-orëshe dhe nuk kishin CVD ose diabet në fillim të studimit.

Më pas, ata përdorën regresionin proporcional të rreziqeve Cox, të përshtatur sipas faktorëve të mundshëm ngatërrues për të vlerësuar shkallën totale të rrezikut për CVD-të (4,188 raste), sëmundjet ishemike të zemrës (3,138) dhe iktusin (1,124), bazuar në marrjen e karbohidrateve një kohë mesatare ndjekjeje prej 9.4 vitesh.

Lidhjet midis marrjes së karbohidrateve dhe triglicerideve plazmatike brenda nënklasave të lipoproteinave të matura me spektroskopinë e rezonancës magnetike bërthamore (NMR) u ekzaminuan në 26,095 pjesëmarrës me matje bazë të spektroskopisë NMR.

Ekspertët vunë në dukje se marrja totale e karbohidrateve nuk ishte e lidhur me rezultatet e CVD-ve. Në anën tjetër, marrja e sheqernave të shtuar u shoqërua pozitivisht me CVD-të totale, sëmundjet ishemike të zemrës dhe iktusin.

Marrja e fibrave ishte e lidhur në mënyrë të kundërt me CVD-të totale. Zëvendësimi i modeluar izoenergjetik i 5% të energjisë nga niseshteja e rafinuar e grurit me niseshte të plotë u shoqërua në mënyrë të kundërt me CVD-të totale dhe sëmundjen ishemike të zemrës, dhe zëvendësimi i sheqernave të shtuara me sheqerna jo të lira u shoqërua në mënyrë të anasjelltë me CVD-të totale dhe iktusin. Marrja e sheqernave të lira në nivele të larta, shoqërohet me një incidencë më të lartë për sëmundje kardiovaskulare dhe përqendrime më të larta të triglicerideve për të gjitha lipoproteinat. 

 

BMC Medicine 2023. Doi: 10.1186/s12916-022-02712-7
https://doi.org/10.1186/s12916-022-02712-7


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>