Kardiologji

mar292023

Hipertensioni arterial. Gratë janë më të ndjeshme ndaj kripës sesa burrat

Një studim i publikuar në "Hypertension" tregon se gratë e të gjitha moshave dhe etnive janë më të ndjeshme ndaj kripës sesa burrat, ndjeshmëri e cila rrit presionin e gjakut, në mënyrë të veçantë pas menopauzës.

"Mendohej se gratë ishin më të mbrojtura se burrat nga sëmundjet kardiovaskulare të paktën deri në periudhën e menopauzës, por duket se kjo hipotezë nuk është plotësisht e vërtetë, disa studime klinike të kryera në popullata të mëdha tregojnë se gratë janë më të ndjeshme ndaj kripës sesa burrat, edhe pse mekanizmat me të cilët ndodh fillimi i manifestimeve të dimorfizmit gjinor ende nuk është kuptuar plotësisht", shpjegon koordinatori i studimit Eric Belin de Chantemele nga Kolegji Mjekësor i Gjeorgjisë në Universitetin Augusta (SHBA).

"Kjo do të mbështeste konceptin sipas të cilit kromozomi femëror XX është më i ndjeshëm ndaj kripës", hipotezon studiuesi, i cili së bashku me kolegët vlerësuan të dhënat e fundit epidemiologjike duke theksuar njohuritë aktuale të ofruara nga studimet që kanë vlerësuar mekanizmat specifikë të presionit të gjakut të ndjeshëm ndaj kripës në lidhje me dallimet gjinore (SSBP).

"Shumë hulumtime të kohëve të fundit kanë treguar se gratë e të gjitha etnive janë më të ndjeshme ndaj kripës sesa burrat, si në premenopauzë ashtu edhe në postmenopauzë, megjithëse menopauza mund të përkeqësojë ashpërsinë dhe prevalencën e SSBP-së, duke sugjeruar se kromozomet femërore predispozojnë për këtë gjendje, e cila në vend të kësaj zbutet nga hormonet femërore", thuhet në artikull, në të cilin tregohet gjithashtu se të dhënat e marra si nga studimet e kryer te njerëzit ashtu edhe te brejtësit mbështesin kontributin e një aktivizimi të shtuar dhe të papërshtatshëm të boshtit aldosteron-ECMR, akronim i receptorit të mineralokortikoideve të qelizave endoteliale, i cili nxit mosfunksionimin e enëve të gjakut te gratë. 

"Rritja e përgjigjes mbiveshkore ndaj angiotenzinës II, në lidhje me rritjen e shprehjes ECMR dhe aktivizimin e ENaC endoteliale (kanali epitelial i natriumit) te gratë në krahasim me burrat, shfaqen si aktorë qendrorë në mosfunksionimin endotelial dhe SSBP-në e grave. Në përmbledhje, prevalenca dhe ndjeshmëria e SSBP-së rritet te gratë, ndërsa hormonet dhe kromozomet seksuale ushtrojnë efekte antagoniste në zhvillimin e saj.

 

Hypertension 2023. Doi: 10.1161/HYPERTENSIONAHA.122.17952
https://doi.org/10.1161/HYPERTENSIONAHA.122.17952


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>