Diabetologji

shk232015

Obeziteti shkurton jetën dhe pakëson vitet e kaluara me shëndet të plotë

Sipas një studimi të publikuar tek (The Lancet Diabetes & Endocrinology) obeziteti mund të ulë jetëgjatësinë edhe me 8 vjet, tek të rriturit kjo shifër mund të shkojë deri në 19 vjet për shkak të diabetiti të tipit 2 dhe të sëmundjeve kardiovaskulare. " Modelet tona të kompjuterizuara tregojnë se obeziteti lidhet me një rritje të rrezikut të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare si infarkti dhe iktusi fakt ky që mund të uli shpresat për një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë tek pacientët në krahasim me ata të cilët kanë një peshë normale-, shpjegon Steven Grover bashkëautor i artikullit dhe professor mjeksësie tek (McGill University of Montreal) në Kanada. Për të vërtetuar këto informacione dhe për të rregulluar simulacionet e informatizuara kërkuesit kanadez kanë përdorur të dhënat e (Nhanes 3) studimin e tretë ekzaminues Rajonal mbi shëndetin dhe ushqimin (National health and nutrition examination survey) të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara nga viti 2003 deri në 2010, duke vlerësuar rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare në një numër të rriturish të renditur sipas peshës trupore. Grover dhe kolegët kanë analizuar më vonë lidhjen midis mbipeshës, obezitetit dhe viteve të shëndetshme të jetës të humbura në krahasim me subjektet me një peshë trupore normale në mosha te ndryshme midis 20 dhe 79 vjec. " Vlerësimet tona kanë treguar se subjeket mbipeshë me tregues të masës trupore (Bmi) deri ne 30 kg/m2 mund të humbasin nga zero deri në tre vite jetë sipas moshës dhe seksit. Në të kundërt nga vlerat (Bmi) nga 30 deri në 35 kg vitet e humbura janë nga 1 deri në 6 dhe me një (Bmi) mbi 35 mund të arrijnë deri në 8 vite-, vazhdon autori duke nënvizuar se efekti mbi jetëgjatësinë është më i dukshëm tek të rinjtë dhe se mbipesha jo vetëm që shkurton jetëgjatësinë por ul deri në 4 herë numrin e viteve të kaluar në shëndet të plotë për cfarëdolloj moshe dhe kategorie të peshës trupore. Në një artikull komentues Edward Gregg epidemolog thotë -" Modelet e informatizuara janë të dobishme për të formuar mjekët dhe për të këshulluar pacientët për të përmirësuar jetesën e popullsisë në përgjithësi, por duhen zhvilluar edhe strategji vendimtare të bazuara tek jetëgjatësia duke i lejuar mjekët dhe kirurgët  dhe drejtuesit e shëndetit publik të përballojnë në mënyrë më efikase fazat e tjera të epidemisë së diabetit dhe obezitetit.  

Lancet Diabetes Endocrinol. 2014 Dec 4
Lancet Diabetes Endocrinol. 2014 Dec 4


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>