Diabetologji

kor42015

Në bypass-in e koronares, vdekshmëria rritet me dyfish te diabetikët me tipin 1

Sipas rezultateve të një studimi të publikuar në revistën "Journal of American College of Cardiology", të zhvilluar mbi 39.235 banorë në Suedi, të cilët kanë bërë bypass të koronares, te ata që kishin njëkohësisht edhe diabet të tipit 1, rreziku i vdekshmërisë rritet me më shume se dyfish në 6 vitet pasuese nga ndërhyrja, në krahasim me ata që nuk kanë diabet dhe kanë bërë të njëjtën procedurë.
"Ndërsa individët me diabet të tipit 2 kanë një prognozë disi më të lehtë", thotë Martin Holzmann, ekspert në "Karolinska University Hospital of Stoccolm" në Suedi. Ai shpjegon se studime të ndryshme kanë ekzaminuar impaktin e diabetit mbi prognozën klinike mbas bypass-it të koronares. Kërkuesi thekson se në grupin e studimit, personat me diabetit të tipit 1 ishin më shumë femra dhe kishin shqetësime më të shpeshta si, sëmundje kronike të veshkave, sëmundje vaskulare periferike dhe insufiçencë kardiake, ndryshe nga pjesa tjetër me diabet të tipit 2.
Mbas gati 6 vitesh studimi, nga 725 pacientëve me diabet të tipit 1 që i janë nënshtruar bypass-it 21% e tyre kanë vdekur, ndërsa te pacientët me diabet të tipit 2 kanë vdekur 19% e 8.208 vetëve që iu nënshtruan një ndërhyrjeje të tillë. "Rezultatet tregojnë se te personat me diabet të tipit 1 që kanë bërë bypass të koronares, rreziku i vdekshmërisë rritet me dyfish dhe vetëm 11% më shumë te ata me diabet të tipit 2", pohon autori i studimit duke theksuar se lidhja mes diabetit të tipit 1 dhe vdekshmërisë kardiovaskulare është shumë më e ngushtë se ajo jo kardiovaskulare.
Në një artikull, David Taggart nga "Oxford University Hospitals Trust" në Mbretërinë e Bashkuar thekson se në një analizë për mbijetesën sipas moshës, 80% e personave të cilët nuk kishin diabet dhe e personave me diabet të tipit 2 ishin gjallë mbas bypass-it të koronares ndryshe nga 40% e subjekteve me diabet të tipit 1. "Mesazhi kryesor i studimit ishte nevoja e përqendrimit në shumicën e rasteve me vdekje kardiovaskulare dhe jo kardiovaskulare te pacientët me diabet të tipit 1, të cilët i janë nënshtruar një bypassi të koronares", përfundon autori.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>