Diabetologji

kor292015

Nefropatia diabetike, kërkim italian rrit shpresat për një mjekim të mundshëm

Nga kërkimet italiane vjen një zbulim që rrit shpresat për mjekimin e të gjitha nefropative dhe sidomos edhe për atë diabetike. Është vënë re që faktori neurotrofik cerebral (Bdnf) i cili mbulon një rrol të rëndësishëm në maturimin, mbijetesën dhe aktivitetin e neuroneve, luan një rol të rëndësishëm pleiotropik për mbrojtje dhe reduktim të dëmit në nivel të podociteve të veshkës me një reduktim të proteinurisë. Këtë e tregojnë rezultatet e një studimi të bërë nga Maria Pia Rastaldi i "Fondazione D'Amico" për kërkimin mbi sëmundjet e veshkave në Milano e cila është publikuar te "Journal of Pathology". Podocitet janë në kontakt të vazhdueshëm mes tyre dhe komunikojnë ndërmjet receptorëve kimikë. "Podocitet mbulojnë pjesën e jashtme të kapilarit glumerular me një rrjet të ndërlikuar ramifikimi dhe për të mbajtur në këtë mënyrë formën dhe funksionin e filtrimit të gjakut bazohen mbi një arkitetkturë citoskeletrike të bazuar mbi aktinën-. (Bdnf) nëpërmjet një rrjeti kompleks zinxhirësh biomolekular favorizon polimerizimin e aktinës nga i cili vinte kontrasti i proteinurinës. "Është e nevojshme të specifikohet se eksperimentimi është bërë mbi modelin eksperimental in vitro të një patologjie specifike, glomuroskleroza fokale segmentare idiopatike (Fsgs) e cila ka karakteristika eziopatogjenetike të ndryshme nga nefropatia diabetike-, thotë Roberto Pontremoli, nefrolog dhe docent i Mjekësisë së Brendshme në Universitetin e Genovës. "Eksplorimi i asaj që ka dalë nga ky studim mbi diabetin mund të jetë i arsyeshëm por jo domosdoshmërisht i garantuar-. Në çdo rast rëndësia e zbulimit është e pamohueshme, thotë Pontremoli :" pasi qartëson më tej mekanizmin e funksionit të podociteve dhe evidenton kapacitetin e (Bdnf) për të përmirësuar aspektin morfostruktural dhe funksional përmes rigjenerimit të proteinave të citoskeletit me një reduktim të 30% të proteinurisë e cila është një shprehje pikërisht e aktiviteteve të podociteve. Nga ana tjetër është e vërtet që ky mekanizëm  aksioni i (Bdnf) mund të ketë përkeqësime të tjera mbi të gjitha nefropatitë si glomerulonefriti ose dëmi nga hipertensioni, jo vetëm mbi atë diabetik, i cili sjell pritshmëri më të larta pasi përfaqëson shkakun kryesor të ndërlikimeve dhe dializave-, përfundojnë autorët. 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>