Diabetologji

qer132017

Diabeti, sensori i parë subkutan për monitorimin glicemik

tags: Diabet

Gjatë viteve të fundit inxhinieria biomjekësore ka dhënë një kontribut të çmuar në rritjen e cilësisë së jetës së pacientëve, por termi "inovacion" i rezervohet vetëm teknologjive që kanë një impakt thelbësor në një patologji të rëndësishme për një numër të madh personash. Ky është rasti i një sistemi të ri për monitorimin e vazhdueshëm të glicemisë (Cgm), të quajtur "Eversense", i cili parashikon për herë të parë implantimin subkutan të një sensori për monitorimin e vazhdueshëm të diabetit. Matja me këtë sensor ka treguar se përmirëson kontrollin glicemik dhe reduktuar incidencën e komplikacioneve, në krahasim me matjen me punksion dhe "shirita".

E dhëna e parë e rëndësishme është se pacientët të cilët po e përdorin këtë teknologji të re (fryt i bashkëpunimit mes Roche Diabetes Care dhe Senseonics) kanë shfaqur një sodisfaksion të dukshëm për lehtësinë e përdorimit, sigurinë dhe besueshmërinë për tregimin e glicemisë, pra përmirësimin e menaxhimit të përditshëm të sëmundjes. Pacienti është më i prirur që ta pranojë patologjinë, por edhe të harrojë shumë shqetësime dhe bezdi të lidhura me menaxhimin tradicional të saj.

"Sistemi është i projektuar për tregimin e vlerave të glukozës në gjak për 90 ditë pa qenë nevoja e zëvendësimit të sensorit çdo javë, - nënvizon Tonolo. - Sensori me dimensione të vogla implantohet nën lëkurë në pjesën e sipërme të krahut. Është i mjaftueshëm një incizion milimetrik për inserimin që kryhet në ambient ambulatorial në anestezi lokale me një minimum asepsis, duke kërkuar një kohë shumë të kufizuar vetëm disa minuta". Në sipërfaqen e lëkurës menjëherë aplikohet (pa nevojën e asnjë ageje për lidhjen) transmetuesi i rikarikueshëm i cili mund të hiqet plotësisht në mënyrë të thjeshtë dhe pa risqe. Një transmetues i tillë i transferon të dhënat drejtpërdrejt në smartphone-in e pacientit, i cili nëpërmjet një aplikacioni (App) mund të verifikojë hap pas hapi nivelet glicemike.

"Një avantazh tjetër është fakti se transmetuesi nëpërmjet tingujve dhe/ose vibrimeve lajmëron përdoruesin kur nivelet e glukozës arrijnë vlera tepër të larta ose tepër të ulëta falë pranisë së një algoritmi parashikues të episodeve të mundshme të hipo dhe hiper glicemisë", shton Tonolo.
"Gjithashtu të gjitha informacionet shkojnë në cloud. Nëse pacienti i jep aksesin diabetologut, ky i fundit mund të hyjë në sit dhe të shohë në kohë reale tendencën e glicemisë. Nëse personi me diabet ka ndonjë problem mund të dërgojë një sms te klinicisti, i cili mund të hyjë në një sit të tillë për të vlerësuar bashkë me pacientin se si të ndërhyjë në rast nevoje".

Dispozitivi ka marrë në Evropë pullën Ce dhe është tashmë në treg me kufizimin për t'u përdorur vetëm në të rriturit (mbi 18 vjeç) dhe nuk ka tani për tani autorizimin te pacientët pediatrikë (arsyeja lidhet me faktin se trialet klinike pediatrike janë më të vështirët për t'u zhvilluar dhe prandaj kërkojnë më shumë kohë. Aktualisht është duke u zhvilluar një studim klinik në Kanada te pacientët me moshë 12-18 vjeç dhe së shpejti do të fillojë në Evropë një studim te pacientët nën moshën 12 vjeç). Sistemi indikohet në të gjithë personat në terapi insulinike, si me diabet tip 1 edhe me diabet tip 2. "Për momentin ka një indikim të sigurt te pacientët me variacione glicemike të mëdha dhe me hipoglicemi pak të shfaqur dhe të pashfaqur", përfundon Tonolo.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>