Diabetologji

tet192017

Inhibitorët e SGLT2 nuk e shtojnë riskun për kancer në diabetin tip 2

Studimet e pranishme aktualisht në literaturë nuk kanë treguar në mënyrë domethënëse një risk komplesiv më të madh për kancer në individë me diabet tip 2 të trajtuar me barna inhibitore të kontransportuesit të natriumit dhe glukozës të tipit 2 (SGLT2), sipas një rishikimi të publikuar në revistën "Diabetologia". Ka gjithmonë e më shumë prova që sugjerojnë se personat me diabet të tipit 2 janë në risk të lartë për kancer dhe procese të ndryshme kancerogjene që përfshijnë fiziopatologji të vetë diabetit, mund të shpjegojnë të paktën pjesërisht këtë fakt. Disa barna të përdorura për të ulur gliceminë janë në gjendje që të influencojnë në riskun për kancer; metformina për shembull shkakton një zvogëlim, ndërsa barna të tjerë mund të rrisin riskun për tumore specifike. Megjithatë nuk kemi dalë në konkluzione të qarta për sa i përket një marrëdhënieje shkakore dhe jo të gjitha barnat janë studiuar të mënyrë të njëjtë.

"Lidhja midis inhibitorëve të SGLT2 dhe riskut për kancer në pacientë me diabet të tipit 2 është akoma pak a shumë e paqartë; për këtë kemi dashur të vlerësojmë riskun për kancer pikërisht në këtë popullsi", shpjegon Huilin Tang nga Peking University Third Hospital në Pekin dhe në Indiana University të Indianapolis, Shtetet e Bashkuara, autor i parë i studimit. Kërkuesit kanë kryer kërkime në PubMed, EMBASE, Cochrane central Register of Controlled Trials dhe ClinicalTrials.goc deri në shkurt 2017 për të evidentuar studimet e kontrolluara të randomizuara që të referonin raste të kancerit në individë me diabet të tipit 2 trajtuar me inhibitorë të SGLT2 për të paktën 24 javë. Në total janë identifikuar 580 raste të kancerit në 34.569 individë në 46 studime të pavarura me një kohëzgjatje mesatare prej 61 javësh. Për sa i përket krahasuesve, pra placebos apo trajtimeve të tjera aktive për reduktimin e glukozës, inhibitorët e SGLT2 nuk ishin në mënyrë domethënëse të lidhur me një shtim të riskut kompleksiv për tumor. Për sa i përket disa llojeve të veçanta të kancerit mund të zbulohen ndryshime të riskut: risku i kancerit të fshikëzës mund të rritet me inhibitorët e SGLT2, mbi të gjitha me empagliflozina, ndërsa canagliflozina mund të ketë një rol mbrojtës kundër tumoreve gastrointestinale. Për shkak të kohëzgjatjes së reduktuar të studimeve të disponueshme, do të jenë të nevojshme sipas autorëve studime të tjera prospektike afatgjatë rreth këtyre barnave.

 

Diabetologia 2017. Doi: 10.1007/s00125-017-4370-8
https://link.springer.com/article/10.1007%2Fs00125-017-4370-8


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>