Diabetologji

jan312018

Të rejat në fushën e diabetit. Çfarë duhet të dinë mjekët...

Si në çdo muaj të parë të vitit, Shoqata Amerikane e Diabetit (ADA) ka publikuar përditësimet në Standardet e Kujdesit Mjekësor për Diabetin, bazuar në të rejat më domethënëse që kanë dalë nga studimet mbi lidhjen mes problemeve kardiovaskulare dhe diabetit.

Terapia e vijës së parë për diabetin e tipit 2 vazhdon të jetë e përbërë nga modifikime të stilit të jetës dhe nga metformina, por kur shkohet në një fazë terapie shtesë për vijën e dytë të trajtimit, standardi i kurës diferencohet dukshëm në bazë të pranisë ose jo të sëmundjeve kardiovaskulare aterosklerotike.

Ata që nuk e kanë këtë tip patologjie, kanë një zgjedhje më të gjerë sa u përket agjentëve të linjës së dytë, por për ata që vuajnë, ADA rekomandon vetëm shtimin e një agjenti që ka treguar se është i dobishëm për sëmundjen kardiovaskulare dhe që redukton vdekshmërinë për shkaqe kardiovaskulare. Disa nga agjentët e rekomanduar janë: empagliflozine, liraglutide dhe canagliflozine.

Më tej, panorama e algoritmit të trajtimit ka ndryshuar në thelb, krahasuar me vitet e shkuara. Panorama në vetvete, në fakt, nuk përzgjedh thjesht barnat, por e dërgon lexuesin drejt një tabele të re të përbërë nga 11 kolona dhe tetë rreshta, që përzgjedh të gjitha barnat për trajtimin e diabetit dhe një të përbashkët të karakteristikave të tyre, duke ndërtuar kështu një guidë bazë komplekse për një profesionist që duhet të zgjedhë terapinë e vijës së dytë.

Në një artikull në "Medscape", Anne Peters, drejtoreshë e Universitetit të Kalifornisë Jugore (USC), diskuton domosdoshmërinë e kësaj tabele që, në vend që ta udhëheqë mjekun menjëherë drejt zgjedhjes, e udhëzon drejt leximit të një serie përshkrimesh të barnave, mekanizmave të veprimit dhe kostove të tyre dhe nuk lejon thjesht drejtimin nga algoritmi, për të kuptuar se ç'lloj trajtimi duhet përdorur dhe kur.
"E di mirë se qëllimi është inkurajimi i mjekëve për të personalizuar terapinë e pacientëve të tyre, por do të më pëlqente që kjo të bëhej në një mënyrë më të thjeshtë dhe më "algoritmike", ose që të paktën të përshkruheshin dhe të diskutoheshin skenare të ndryshme. Do të duheshin indikacione më praktike, si për shembull përgjigje dhe pyetje të tipit: Nëse një pacient po merr një bar të injektueshëm, për shembull një agonist të receptorit GLP-1, si mund të shtohet insulina bazë?", shprehet editorialistja.

Petersi shton më tej se mirëpret edhe paragrafë të tjerë që nuk janë rishikuar në këtë përditësim, siç është algoritmi që tregon se si duhet mjekuar një pacient me hipertension, shprehur qartë dhe në mënyrë të menjëhershme, duke lehtësuar një fushë vërtet shumë të ndërlikuar.
Ky dokument flet edhe për teknologjitë e reja të aplikuara te diabeti dhe, në veçanti, për monitorimin e vazhdueshëm të glukozës, që Petersi i kushton shumë rëndësi. Udhëzimet duket se i kushtojnë më pak rëndësi metodikës, duke nënvizuar shumë herë se ata që përdorin këtë teknologji, kanë nevojë për një formim të mirë dhe se operatorët duhet të sigurohen që pacientët të kuptojnë atë që po bëjnë dhe të dinë si ta bëjnë.
Ajo përfundon më tej duke dhënë një gjykim pozitiv për atë çfarë ka të bëjë me trajtimin e diabetit të tipit1.

Diabetes Care 2018. Standards of Medical Care in Diabetes
http://care.diabetesjournals.org/content/41/Supplement_1
Medscape 2018
https://www.medscape.com/viewarticle/890906


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>