Diabetologji

shk72018

Diabetikët, të tregojnë kujdes të veçantë. Janë më të rrezikuarit nga infeksionet

Sipas një studimi të botuar në "Diabetes Care", me autor kryesor Iain Carey (Universiteti "St George" i Londrës), diabetikët kanë një rrezik më të lartë për t'u sëmurur apo për të vdekur për shkak të infeksioneve të rënda, shumë më shumë sesa popullsia në përgjithësi.

Për të arritur në këto konkluzione, autorët kanë marrë në studim të dhënat e kartelave të mjekësisë së përgjithshme dhe ato të kartelave klinike spitalore të më shumë se 100.000 të rriturve britanikë 40-89 vjeç me diagnozën e diabetit dhe kanë bërë krahasimin e dy llojeve të subjekteve. Nga rezultatet ka dalë se rreth 6% e shtrimeve në spital të lidhura me patologji infektive dhe 12% e vdekjeve për shkak të infeksioneve, iu atribuohen subjekteve diabetike.

"Të dhënat tona konfirmojnë se të sëmurët me diabet janë më të rrezikuar nga infeksionet, përfshirë ato të rralla dhe të rënda, të lokalizuara në kocka ose te nyjat, përfshirë endokarditin, sepsisin dhe infeksionet e lëkurës", shkruhet në artikull.

Sipas autorëve, krahasuar me jodiabetikët, diabetikët e tipit 2 janë dy herë më shumë të rrezikuar për t'u shtruar në spital për infeksione dhe ata të tipit 1, katër herë më të rrezikuar. Gjithashtu, diabetikët kanë më shumë mundësi të vdesin për shkaqe të lidhura me infeksionet.

"Gjithsesi, udhëzimet aktuale për diabetin e tipit 2 nuk përfshijnë në mënyrë specifike infeksionet dhe as japin rekomandime për të reduktuar shpeshtësinë e tyre", saktësojnë autorët, duke nënvizuar se një menaxhim më i mirë i pacientëve diabetikë falë përmirësimit të kontrollit metabolik, apo reagimi në kohë ndaj një patologjie fillestare nga ana e pacientëve dhe e familjarëve të tyre, mund të përmirësojë me siguri rastet dhe prognozën e infeksioneve.


Diabetes Care 2018. Doi: 10.2337/dc17-2131
http://care.diabetesjournals.org/content/early/2018/01/10/dc17-2131


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>