Diabetologji

pri102018

Sjellja e familjarëve ndikon tek ecuria e pacientëve me diabet të tipit 2

"Një vetëmenaxhim efikas i sëmundjes është thelbësor për të rriturit që jetojnë me diabetin e tipit 2, për shkak se ndihmon në ruajtjen e mirëqenies duke reduktuar rrezikun e komplikacioneve dytësore, mes të cilave retinopatia, patologjitë kardiovaskulare, arteriopatia periferike dhe amputimi", konfirmon kërkuesi, duke nënvizuar se ndjekja e një programi vetëmenaxhimi për diabetin ka qenë e lidhur me motivimin e pacientit, me vetëefikasitetin, me shëndetin mendor dhe me faktorët mjedisorë, si mbështetja sociale dhe statusi socio-ekonomik, ashtu si dhe shkalla e literaturës shëndetësore, ose kapaciteti për të mbajtur, përpunuar dhe kuptuar informacione shëndetësore të bazës dhe për marrjen e vendimeve të ndërgjegjshme.

"Identifikimi i sjelljeve të familjarëve te të rriturit me diabet të tipit 2 dhe të mënyrës se si ajo mund të ndikojë në vetëmenaxhim, është një hap i rëndësishëm për të projektuar programe ndërhyrjeje të përqendruara te familja", shkruajnë autorët, duke shpjeguar se qëllimi i rishikimit të tyre sistematik ishte t'u mundësonte lexuesve një gjysmësintezë të studimeve cilësore që kanë të bëjnë me ato sjellje të familjarëve, që kanë ndikim të dukshëm në vetëmenaxhimin e të rriturve me diabet të tipit 2. Në rishikim janë përfshirë 40 studime cilësore mbi 2606 të përzgjedhur nga arkivat biomjekësore, të tilla si EMBASE, Medline e CINAHL, të publikuara në periudhën 2000-tetor 2016.

Ndërsa pjesa më e madhe e sjelljeve familjare perceptohet me qartësi nga pacientët me diabet të tipit 2 (DM2) si lehtësuese për pengesat e vetëmenaxhimit, disa nga këto, të cilat nuk përjetohen as në njërën mënyrë dhe as në tjetrën, përkufizohen si sjellje ekuivoke. Ky është përfundimi i studimit të publikuar në "Diabetic Medicine', me autor kryesor Jeffrey Vongmany (Qendra e Përmirësimit Paliativ, Universiteti i Teknologjisë, në Sidnej.
 "Zbulimi se disa sjellje të familjarëve mund të perceptohen si "ekuivoke" nga pacientët, hap rrugën për studime të tjera verifikimi. Dhe, nëse ky koncept konfirmohet, mund të ishte i mundur riformulimi i sjelljeve të tilla jo shumë të qarta, duke i bërë të shndërrohen në pozitive dhe duke transformuar barriera të mundshme në faktorë lehtësues të vetëmenaxhimit", përfundon Vongmany.

 

Diabetic Medicine 2017. Doi: 10.1111/dme.13547
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29150863


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>