Diabetologji

qer132018

Aplikacionet për diabetin

nuk janë shkencërisht të besueshme

Nga një studim i sapopublikuar në "Diabetes and Metabolism Research and Reviews" del se aplikacionet për smartfonë, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në integrimin e kurës së diabetit, por për ta bërë, duhen certifikuar nga një ose më shumë ente rregullatore.

"Në botë jetojnë tashmë më shumë se 400 milionë të rritur me diabet, numër që pritet të shtohet me 50% në 25 vitet e ardhshme", thotë bashkautori Zhilian Huang nga Universiteti i Singaporit, duke shtuar se numri i madh i të sëmurëve dhe mungesa relative e specialistëve i bën të dëshirueshme zgjidhjet novatore që përfshijnë edhe aplikacione dixhitale.

"Aplikacionet që kanë lidhje me shëndetin, kanë nisur të përdoren në vitin 2010 dhe studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah nevojën e tyre për të përmirësuar, veç të tjerash, vetëmenaxhimin e kontrollit glicemik në subjektet diabetike", shkruajnë autorët që, për të thelluar argumentin, kanë numëruar aplikacionet për vetëmenaxhimin e diabetit në gjuhët kryesore të folura në 10 vende: Kinë, Indi, SHBA, Brazil, Federata Ruse, Meksikë, Indonezi, Egjipt, Japoni dhe Pakistan.

"Kërkimi ka identifikuar 1.303 aplikacione IOS ose android që i dedikohen vetëmenaxhimit të diabetit, mes të cilave 80% janë në gjuhën kineze dhe angleze. Asnjëra prej tyre, gjithsesi, nuk ka rezultuar plotësisht e kënaqshme si në kuptimin e funksionalitetit për pacientin, ashtu edhe për akreditimin nga ana e burimeve shkencore të pritshme. "Çdo diabetik që ka një smartfon dhe që është në gjendje të flasë një nga dhjetë gjuhët e sipërcituara, mund të ketë qasje ndaj një apo më shumë aplikacioneve për vetëmenaxhimin e diabetit", thonë kërkuesit, duke saktësuar gjithsesi se shumë aplikacione nuk janë të kontrolluara dhe nuk i kënaqin pritshmëritë e përdoruesve, gjë që mund të shkaktojë humbjen e besimit në këtë modalitet suporti për kurimin e patologjisë.
"U takon qeverive dhe enteve të tjera rregullatore që të zhvillojnë standarde minimale të cilësisë dhe garancisë shkencore mbi të cilat të bazohen për të prodhuar aplikacione të dobishme për mjekët dhe pacientët, aplikacione që, gjithashtu, mund të promovojnë procesin e vetëmenaxhimit", përfundon Huangu.

 

Diab Met Res Rev 2018. Doi: 10.1002/dmrr.2990
https://onlinelibrary.wiley.com/doi/abs/10.1002/dmrr.2990


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>