Diabetologji

kor22018

Testohet për herë të parë, insulina që merret si tabletë nga goja

Një grup pune i Universitetit të Harvardit ka zhvilluar një metodë për marrjen e insulinës nëpërmjet gojës. Kjo do të mund të transformonte rrënjësisht mënyrën se si diabetikët mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Formulimi është biokompatibël, i lehtë për t'u prodhuar dhe mund të konservohet deri në dy muaj në temperaturë ambienti, pa u degraduar, një kohë më e gjatë se disa lloje insulinash të injektueshme që gjenden aktualisht në treg.

Gjithashtu, pasi është testuar te kavjet e shëndetshme, bari ka reduktuar në mënyrë të dukshme gliceminë në harkun e 12 orëve. "Terapia insulinike, nëpërmjet injeksionit nën lëkurë apo nëpërmjet një pompe për insulinë, mban përgjithësisht nën kontroll nivelet e glukozës në pjesën më të madhe të diabetikëve. Por, shumë vetë nuk arrijnë ta përdorin këtë regjim për shkak të dhimbjes, fobisë prej ageve dhe ndërveprimit të saj me aktivitetet normale", konfirmon autori kryesor Samir Mitragotri.

Gjetja e një mënyre për marrjen e insulinës nëpërmjet gojës, deri më sot ka qenë e pamundur, duke qenë se proteina nuk arrin të përballojë ambientin acid të stomakut dhe thithet shumë keq nga intestini. Çelësi i qasjes së re është futja e insulinës në një lëng jonik të përbërë nga kolina dhe acidi geranik, që më tej vendoset në një kapsulë me veshje rezistente ndaj acideve. Një veshje e tillë enterike shkrihet kur bari arrin në një ambient më alkalin, në zorrët e holla, ku lëshohet lëngu jonik që përmban insulina, që arrin të kapërcejë në këtë mënyrë enzima të panumërta, funksioni i të cilave është degradimi i proteinave në aminoacide më të vogla.

Formulimi me kolinë dhe acid geranik ka treguar edhe se është në gjendje të penetrojë shtresën e mukozës dhe lidhjet e ngushta qelizore të murit të intestinit. Insulina e marrë nëpërmjet gojës, sipas autorëve, do të imitonte më besnikërisht mënyrën në të cilën funksionon pankreasi i një njeriu të shëndetshëm dhe mund të zbusë efektet e kundërta që ka domosdoshmëria e bërjes së injeksioneve për një kohë të gjatë.

Marrja e aprovimit për studime të tilla klinike mbi qeniet njerëzore duhet të lehtësohet nga fakti se përbërësit kyç, të tillë si kolina dhe acidi geranik, tashmë, konsiderohen të sigurt.

 

PNAS 2018. doi: 10.1073/pnas.1722338115
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29941553


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>