Diabetologji

sht102018

Monitorimi i glicemisë në kohë reale për një periudhë të shkurtër, përmirëson terapinë

Sipas një studimi të publikuar në "Diabetes Technology & Therapeutics Background", një monitorim i vazhdueshëm i glukozës në gjak (RT-CGM) në jetën reale, për një javë, ndihmon në përcaktimin e trajtimeve të duhura të pacientëve me diabet të tipit 1, me një kontroll më të mirë glicemik dhe më pak episode të hipoglicemisë në vazhdim.

"Ndikimi i RT-CGM në menaxhimin e diabetit të tipit 1 mbetet i paqartë te pacientët që e kontrollojnë sëmundjen jo në mënyrë optimale. Studimi DIACCOR ka si qëllim, pikërisht përshkrimin e vendimeve të trajtimit dhe rezultatet e sheqerit në gjak pas aplikimit të një RT-CGM-je në afat të shkurtër", shpjegon Sylvie Picard, Francë, autore kryesore e studimit. Studimi përfshiu pacientë me diabet tip 1 me HbA1c më shumë se 7.5%, me historik të hipoglicemisë së rëndë, ose me përsëritje të dokumentuar të hipoglicemisë. Në vizitën e përfshirjes është shtuar një sensor dhe studiuesit propozonin që brenda 7-15 ditësh të bëheshin ndryshime në trajtim, që konsistonin në: intensifikim, në një pasazh me infuzione të vazhdueshme insuline ose në një përforcim edukues, pa ndryshime në regjimin e insulinës. Më tej, është programuar një vizitë katër-mujore kontrolli.

Në studim janë regjistruar 449 pacientë nga 155 diabetologë. Prej tyre, 17.0% kanë pasur një histori të hipoglicemisë së rëndë dhe 24.2% kishin hipoglicemi të përsëritur. HbA1c bazë ishte mesatarisht 8.34%. Në përgjithësi, 253 (64.4%), 64 (16.3%) dhe 76 pacientë (19.3%) janë përfshirë në nëngrupet e intensifikimit, të kalimit në infuzione të vazhdueshme ose në përforcimin edukues.

Analiza tregoi se numri i pacientëve që kanë shfaqur hipoglicemi të rëndë ose hipoglicemi të përsëritur, ka rënë ndjeshëm (7.9% në krahasim me 17.0% dhe 10.8%, krahasuar me 24.2%).

E njëjta prirje u vu re për ketoacidozën dhe ketozën (0.3% krahasuar me 3.3% dhe 2.2%, krahasuar me 4.8%). Në vizitën katër-mujore të kontrollit, niveli i HbA1c ishte reduktuar ndjeshëm në të gjithë kohorten, me një mesatare prej 7.98%. Dallimet e sakta në nivelin e HbA1c në nëngrupet e intensifikimit, të kalimit në infuzion të vazhdueshëm ose në përforcim edukues, kanë qenë, respektivisht: -0,32%, -0,69% dhe -0,50%.

 

Diabetes Technol Ther. 2018. doi: 10.1089/dia.2018.0002
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29847735


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>