Diabetologji

tet42018

Rreziku i kancerit është më i lartë te diabetikët. Si qëndron raporti meshkuj-femra?

Sipas një metanalize të botuar në "Diabetologji", gratë me diabet rrezikohen nga kanceri pak më shumë se meshkujt me të njëjtën patologji. "Gratë me diabet shfaqin një rritje prej 27% të rrezikut për çdo lloj kanceri, krahasuar me një rritje prej 19% të rrezikut për burrat në të njëjtën situatë", thotë Toshiaki Ohkuma (Universiteti i Uellsit të Ri Jugor, në Australi).

Metanaliza përfshinte 47 studime vëzhguese në 121 kohorte, mbi 19 milionë njerëz dhe më shumë se një milion ngjarje onkologjike në individë me diabet të tipit 1 dhe 2. Një analizë e vendndodhjes së kancerit zbuloi se, krahasuar me meshkujt, gratë paraqitnin një rrezik shumë më të lartë për kancer të veshkave dhe të stomakut, tumorit oral dhe leucemisë, por një rrezik dukshëm më të ulët për kancer të mëlçisë. Autorët diskutojnë hipoteza të ndryshme shkakësore për rritjen e rrezikut te gratë diabetike. Një mekanizëm i mundshëm është kontrolli i glicemisë, pasi, historikisht, gratë kanë tendencë të trajtohen ose të marrin kujdes më pak intensiv sesa meshkujt. Për më tepër, dëshmitë e fundit sugjerojnë se gratë kanë një qasje më të vogël ndaj terapisë me barna hipoglicemike sesa meshkujt.

Për këtë arsye, ato janë më shumë subjekt i efekteve të hiperglicemisë, të cilat mund të kenë efekte kancerogjene të lidhura me stresin oksidativ.

Një tjetër shpjegim i mundshëm është se gratë kanë tendencë të kenë diabet të padiagnostikuar për një periudhë më të gjatë sesa meshkujt. Kështu, gratë mund t'i ekspozohen rezistencës ndaj insulinës dhe hiperinsulinemisë për periudha më të gjata kohore dhe hiperinsulinemia promovon dukshëm proliferimin e qelizave të tumorit, duke stimuluar receptorin e insulinës dhe faktorin e rritjes, të ngjashëm me insulinën.
Një shpjegim i tretë mund të jetë se diabeti e ka shfaqur efektin e tij mbrojtës kundër kancerit të prostatës dhe rezultatet mund të ndikohen nga ky fenomen.

"Dallimet midis gjinive ndryshojnë në varësi të vendndodhjes së kancerit dhe ky fakt rrit rëndësinë e një qasjeje specifike gjinore në kërkime, për të përcaktuar rolin e diabetit në parandalimin dhe trajtimin e kancerit. Sidoqoftë, do të nevojiten studime të mëtejshme për të sqaruar mekanizmat që qëndrojnë në bazë të diferencave gjinore sa i përket lidhjes mes diabetit dhe kancerit", përfundojnë autorët.

 

Diabetologia 2018. Doi: 10.1007/s00125-018-4664-5
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30027404


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>