Diabetologji

nën142018

Diabeti i tipit 2 dhe hipoglicemia e rëndë, shtojnë rrezikun për epilepsi

Hipoglicemia e rëndë dhe diabeti i tipit 2 janë faktorë që mund të shtojnë rrezikun e epilepsisë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. Ky është rezultati në të cilin kanë arritur studiuesit në një studim të botuar në "Diabetes Research and Clinical Practice".

"Studimet e fundit kanë zbuluar se diabeti i tipit 1 mund të shoqërohet me incidencën e epilepsisë, ndonëse mekanizmat që mbështesin këtë marrëdhënie mbeten të paqarta. Prandaj, ne donim të vlerësonim ekzistencën e një lidhjeje në këtë kuptim në diabetin e tipit 2 dhe të kuptojmë se si hyn në lojë hipoglicemia", shpjegon Chin-Li Lu (Universiteti Chung Hsing, Tajvan), autori kryesor i studimit. Hulumtuesit identifikuan 751,792 njerëz me diabet të tipit 2 dhe 824,253 kontrolle të përshtatura në periudhën 2002-2003, duke përdorur të dhënat e sigurimeve shëndetësore të Tajvanit dhe pastaj i kanë ndjekur ato deri në verifikimin e epilepsisë, ose deri në fund të vitit 2011.

Në total, në ndjekjen e rreth 10 vjetëve, pacientët me diabet të tipit 2 treguan një shkallë më të lartë të incidencës së epilepsisë në krahasim me kontrollet (35.0, krahasuar me 21.9 për 10.000 vite/njerëz). Pas kontrollit për faktorë të mundshëm ngatërrues, përfshirë hipogliceminë e rëndë, diabeti i tipit 2 ka rritur rrezikun e epilepsisë me rreth 50%. Analiza e shtresëzuar ka treguar gjithashtu se diabeti i tipit 2 dhe hipoglicemia e rëndë kanë qenë dy faktorë të pavarur të rrezikut për epilepsi dhe se hipoglicemia e rëndë nuk ka ndryshuar, por ka ndërmjetësuar 12% të lidhjes mes diabetit dhe epilepsisë.

Autorët besojnë se me shtimin e popullsisë me diabet të tipit 2 në mbarë botën, veçanërisht në shoqëritë që plaken, mund të pritet një numër në rritje i rasteve të epilepsisë dhe një barrë më të madhe e sëmundjes. Duke pasur parasysh rezultatet, një përmirësim në strategjitë e kontrollit glicemik për të reduktuar incidencën e hipoglicemisë, mund të zvogëlojë incidencën e epilepsisë dhe vdekjes së lidhur me  të, te njerëzit me diabet të tipit 2, "Janë të nevojshme studime të mëtejshme për të shqyrtuar nëse gjetjet tona mund të përsëriten dhe për të përmirësuar të kuptuarit tonë të marrëdhënie shkakore, nëse ka dhe mekanizmat e mundshme të përfshira në diabetin e tipit 2 dhe incidencën e epilepsisë", përfundojnë autorët.

 

Diabetes Res Clin Pract. 2018. doi: 10.1016/j.diabres.2018.03.020
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29608979


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>