Diabetologji

jan282019

Diabeti i tipit 1. Fillimi i vonshëm dhe mosha e madhe shtojnë riskun për sëmundje të tjera

Duke qenë se prevalenca e sëmundjeve autoimune (AID) te pacientët me diabet të tipit 1 (T1DM) rritet me kalimin e moshës dhe është më e lartë në gjininë femërore, personat që diagnostikohen me diabet të tipit 1 në moshë adulte, veçanërisht femrat, duhet të ndiqen me kujdes për të zbuluar shfaqjen e mundshme të gjendjeve të tjera autoimune. Këto janë konkluzionet e një studimi të publikuar në "Diabetes Care" dhe të koordinuar nga Janet McGill (divizioni i endokrinologjisë, metabolizmit dhe kërkimit mbi lipidet, në Shkollën e Mjekësisë së Universitetit të Uashingtonit).

"Diabeti i tipit 1 karakterizohet nga shkatërrimi në bazën autoimune të qelizave beta të ishujve pankreatikë, me pasojë deficitin deri në zhdukjen e prodhimit të insulinës dhe ka nevojë për terapi zëvendësuese për të gjithë jetën. Në mënyrë klasike, kjo sëmundje është përshkruar si sëmundje e fëmijërisë, megjithatë, vitet e fundit është vënë re një incidencë në rritje e T1DM edhe në moshë adulte", shkruajnë kërkuesit, duke shtuar se diabeti i tipit 1 mund të lidhet me sëmundje të tjera autoimune.

"Duke qenë se epidemiologjia e sëmundjeve autoimune të diabetit të tipit 1 të adultit nuk është përcaktuar mirë, në këtë studim grupi, kemi dashur të karakterizojmë incidencën e tyre dhe prevalencën tek adultët me diabet të tipit 1 në një fashë të gjerë moshe", shpjegon McGill, që së bashku me kolegët ka zgjedhur një total prej 1.212 adultësh të vizituar në Washington Diabetes Center në periudhën 2011-2018, duke ndjekur një analizë statistikore të bazuar në moshën e fillimit të diabetit të tipit 1, duke përdorur regresionin logjistik multivariabël për të vlerësuar efektet e pavarura nga gjinia, etnia, mosha e fillimit të diabetit të tipit 1 dhe kohëzgjatja e sëmundjes, në prevalencën e patologjisë së fundit autoimune. Nga rezultatet del se mosha mesatare e fillimit të diabetit të tipit 1 është 21 vjeç dhe se incidenca dhe prevalenca e sëmundjeve autoimune jo vetëm që rritet me kalimin e moshës, por risku i zhvillimit të tyre lidhet me moshën e fillimit të diabetit dhe rritet më tej, për gjininë femërore.

"Patologjitë autoimune më të zakonshme që lidhen me diabetin e tipit 1 janë tiroiditi, sëmundjet vaskulare të kolagjenit dhe anemia pernicioze", shpjegojnë kërkuesit, duke shtuar se probabiliteti i zhvillimit të shqetësimeve të mëtejshme autoimune rritet në mënyrë të konsiderueshme te pacientët me diabet të tipit 1 me fillim të vonshëm, pra, pas moshës 30 vjeçare, në krahasim me moshat më të reja. "Diabetikët me fillim të T1DM në moshë më të madhe, në veçanti nëse janë femra, duhet të monitorohen për sëmundje të tjera autoimune dhe duhen studime të mëtejshme që synojnë fenotipet dhe gjenotipet imunologjike për të kuptuar më mirë etiologjinë dhe historinë natyrale të patologjive autoimune në diabetin e tipit 1", përfundon autorja.


Diabetes Care. 2018. doi: 10.2337/dc18-1157
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30361208


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>