Diabetologji

shk152019

Shëndeti i fëmijëve të grave obeze është më i rrezikuar, edhe nëse nënat nuk janë diabetike ose me hipertension

Në një kohorte të grave shtatzëna pa diabet apo hipertension, doli se ato që ishin obeze, kishin një risk të shtuar për të lindur foshnje me probleme shëndetësore, sipas një studimi të publikuar në "Obstetrics & Gynecology". "Gratë obeze janë më të rrezikuara për të lindur fëmijë me encefalopati hipoksi-ishemike ose dyshime për sepsis, apo që kanë nevojë për t'iu nënshtruar hipotermisë", thotë Brock Polnaszek (Universiteti i Uashingtonit në St. Louis), autor kryesor i studimit. Disa punime të mëparshme kanë sugjeruar se obeziteti mund të jetë gjithashtu i rëndësishëm, për të mos thënë më i rëndësishëm se hipertensioni dhe se diabeti është faktor risku ndoshta modifikues, për të synuar përmirësimin e rezultateve neonatale.

Për ta kuptuar më mirë këtë situatë, kërkuesit kanë bërë një analizë sekondare të të dhënave të një kohorteje me 8.580 gra shtatzëna të regjistruara në një studim perspektiv në qendrën e tyre, në vitet 2010-2014.
Pasi kanë përjashtuar 2.122 gra me hipertension, diabet ose të dhëna të munguara, 6.458 gra, nga të cilat 3.311 obeze dhe 3.147 jo obeze, janë marrë në konsideratë për studimin. Gratë obeze ishin më në moshë (mosha mesatare 25,7 në krahasim me 25,2 vjeç) dhe kishin më shumë mundësi të ishin afro-amerikane (69% në krahasim me 58%), ose që të kishin pasur në të kaluarën një lindje cezariane (10% në krahasim me 7%). Në shtatzëninë e vlerësuar për qëllime studimore, gratë obeze kishin më shumë mundësi të kishin një lindje cezariane, të merrnin një induksion lindjeje ose të kishin proces lindjeje më të zgjatur në krahasim me ato që nuk ishin obeze.

Pas rregullimit sipas etnisë, foshnjat e grave obeze në krahasim me gratë jo obeze kanë treguar një risk në mënyrë të konsiderueshme më të lartë të sëmundshmërisë neonatale (9,2% në krahasim me 7,2%) dhe të sëmundshmërisë neurologjike neonatale (0,7% në krahasim me 0,3%). Në veçanti, të porsalindurit e grave obeze kishin më shumë probabilitet që të shfaqnin encefalopati hipoksi-ishemike (0,5% në krahasim me 0,2%) dhe të merrnin një trajtim për hipotermi (0,6% në krahasim me 0,2%). Edhe pse kishin mundësi më të mëdha për të pasur një sepsis të dyshuar (7,6% në krahasim me 5,8%), probabiliteti i sepsisit të konfirmuar nuk ndryshonte nga ai i fëmijëve të grave jo obeze (0,1% në krahasim me 0,1%).

"Do të jenë të nevojshme studime të mëtejshme për të konfirmuar dhe identifikuar strategjitë e reduktimit të sëmundshmërisë neonatale, duke u nisur nga numri i grave me obezitet", përfundojnë autorët.


Obstet Gynecol. 2018. doi: 10.1097/AOG.0000000000002775
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30130347


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>