Diabetologji

mar42019

Diabeti 2 me fillim në rini, shton hospitalizimet dhe sëmundjet mendore

Sipas një studimi të publikuar në "Annals of Internal Medicine", pacientët me diabet të tipit 2 me fillim të hershëm, shfaqin një shtim të hospitalizimeve, krahasuar me ata që kanë diabet me fillim më të vonshëm dhe paraqesin edhe një sasi të dukshme rastesh të sëmundjeve mendore në fillim të moshës së rritur.

"Diabeti i tipit 2, në përgjithësi, shton rreziqet e shtrimit në spital. Në rastet e fillimit të hershëm, para moshës 40-vjeçare, sëmundja shoqërohet zakonisht me tepri të morbiditetit dhe të vdekshmërisë, por nuk e dimë ende nëse ka një efekt edhe në ditët e kaluara në spital", shpjegon Calvin Ke (Universiteti Kinez i Hong Kongut dhe Spitali i Princit të Uellsit), autor kryesor i studimit.

Për të thelluar këtë çështje, kërkuesit kanë vlerësuar dy kohorte të rriturish 20-75 vjeç në Hong Kong, njëra e bazuar në popullsi (422.908 vetë) dhe tjetra, në një regjistër pacientësh me diabet (20.886 vetë), për të vlerësuar ditët e qëndrimit në spital për të gjitha shkaqet dhe për patologjinë specifike. Analiza e të dhënave ka treguar se pacientët me diabet të tipit 2 me fillim të hershëm, kanë patur norma hospitalizimi më të larta për moshë dhe se në kohorten e regjistrit, 36,8% e ditëve të shërimit para moshës 40-vjeçare te pacientët me diabet me fillim të hershëm, kishte lidhje me sëmundje mendore. Duke hyrë më në hollësi, pacientët me diabet të tipit 2 me fillim të hershëm, kanë shfaqur norma të hospitalizimit më të larta për të gjitha shkaqet, për sëmundje renale, diabet, simptoma kardiovaskulare dhe infeksione.

Modelet statistike kanë vlerësuar se një intensifikim i kontrollit të faktorëve të rrezikut që sjell vlera të hemoglobinës së glikuar më të ulëta se 6,2%, presion sistolik më të ulët se 120 mmHg, nivele të kolesterolit LDL më të ulëta se 2,0 mmol/L, nivele të triglicerideve më të ulëta se 1,3 mmol/L, perimetër të belit prej 85 cm për burrat dhe 80 cm për gratë dhe lënien e duhanit, mund të lidhet me një reduktim të një të tretës së ditëve kumulative të kaluara në spital, që nga fillimi i diabetit e deri në moshën 75-vjeçare.


Ann Intern Med. 2019. doi: 10.7326/M18-1900
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30641547


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>