Diabetologji

pri122019

Diabeti. ADA përditëson Standardet e Kujdesit për vitin 2019. Ja, të rejat!

Shoqata Amerikane e Diabetit (ADA) ka përditësuar Standardet e Kujdesit Mjekësor për Diabetin, 2019. "Hulumtimet e publikuara së fundi, kanë treguar një nevojë urgjente të përditësimit të Standardeve të Kujdesit 2019, për të garantuar rekomandime terapeutike optimale për njerëzit me diabet që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare ose nga sëmundja renale kronike", shpjegojnë ekspertët e shoqatës.

Në mënyrë të veçantë, një nga të rejat ka të bëjë me seksionin 10 mbi sëmundjet kardiovaskulare dhe menaxhimin e rrezikut. Bazuar në rezultatet e studimit REDUCE-IT, rekomandohet të merret parasysh përdorimi i etilit icosapent për reduktimin e rrezikut kardiovaskular te pacientët diabetikë me arterosklerozë ose faktor tjetër rreziku kardiak, në terapi me statina, për kontrollin e kolesterolit LDL dhe me vlera të larta të triglicerideve. Ky seksion ka pësuar rishikime edhe pas rezultateve të studimit DECLARE-TIMI 58, i cili raportoi një reduktim të shtrimeve në spital dhe të përparimit të sëmundjes renale kronike, falë përdorimit të dapagliflozinës (një frenues i transportuesit të natrium-glukozës, i tipit 2, SGLT2). Studimi gjithashtu përcaktoi rishikimin e seksionit 9, në lidhje me qasjet farmakologjike për trajtimin e glicemisë dhe të seksionit 11, në lidhje me komplikimet mikrovaskulare dhe kujdesin për këmbët.

Rishikimi i këtij të fundit merr parasysh faktin që dapagliflozina është aprovuar tashmë në sëmundjen renale kronike, për shpejtësinë e filtrimit glomerular të vlerësuar njësoj apo më shumë se 45 mL/min/1,73 m2 (më parë ishte ≥60 mL/min/1,73 m2).
Versioni i ri i Standardeve të Kujdesit, i disponueshëm edhe online në revistën "Diabetes Care", rishikohet vazhdimisht gjatë vitit dhe përditësohet me shënime. Të ashtuquajturat Standardet e Kujdesit Jetësor (Living Standards of Care), u janë bërë të njohura lexuesve nëpërmjet e-mailit, faqeve ueb apo medias sociale. Në të njëjtën kohë, korrigjohen edhe instrumentet e tjera të dedikuara, siç janë aplikacionet dhe programet e formimit profesional. Me këtë sistem, që ka nisur që në vitin 2018, ADA arrin të japë informacione të përditësuara në kohë reale, pa pritur fundin e vitit.


Diabetes care 2019. Doi: 10.2337/dc19-Srev01
http://care.diabetesjournals.org/content/42/Supplement_1/S4


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>