Diabetologji

maj82019

Diabeti. Për rënien në peshë, metformina është më efektive se ndërhyrjet në stilin e jetesës

Metformina mund të nxisë një humbje më të qëndrueshme të peshës afatgjatë sesa një ndërhyrje intensive mbi stilin e jetesës, sipas sugjerimit të një studimi të madh mbi parandalimin e diabetit, të botuar në "Annals of Internal Medicine".

"Identifikimi i parashikuesve të besueshëm për humbjen e peshës afatgjatë mund të çojë në një menaxhim më të mirë të peshës. Programi i Parandalimit të Diabetit ishte një studim i kontrolluar, me përzgjedhje rastësore, që ka krahasuar humbjen e peshës në kombinim me trajtimin me metforminë, një ndërhyrje intensive në stilin e jetesës, ose me placebo. Donim ta vazhdonim vëzhgimin e pacientëve pas përfundimit të fazës së trajtimit blind", shpjegon John Apolzan (Qendra Kërkimore Biomjekësore e Peningtonit), autori kryesor i studimit.

Në programin bazë, 3.200 pacientë në mbipeshë ose obezë, me nivel të lartë të glukozës, u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë metforminë, për të bërë një ndërhyrje intensive në stilin e jetesës ose për të marrë placebo, për një vit. Të dhënat kanë treguar se pacientët në grupin e ndërhyrjes në stilin e jetesës kishin dy herë më shumë gjasa të humbnin të paktën 5% të peshës trupore, krahasuar me atë të grupit të metforminës. Megjithatë, hulumtuesit kanë ndjekur më tej edhe për 14 vjet 1,100 pjesëmarrës të cilët kishin rënë në peshë. Gjatë këtyre viteve, pacientët që trajtoheshin me metforminë, vazhdonin ta merrnin medikamentin. Kështu, në kundërshtim me atë që u pa në rezultatet në një vit, 57% e pacientëve në grupin e trajtuar me metforminë, 49% e atyre që ishin në grupin e menaxhuar me ndërhyrjen në stilin e jetesës dhe 42% e atyre në grupin placebo, kanë patur më shumë sukses në ruajtjen e humbjes së peshës.

Në një editorial shoqërues, Leslie Katzel dhe John Sorkin theksojnë se tani për tani, mjekët do të duhet të përdorin gjykimin e tyre klinik për të vendosur nëse është rasti të përdoret metforminë në rastet kur ndërhyrja intensive në stilin e jetesës është e pasuksesshme ose kur pacienti rifiton peshën e humbur.


Ann Intern Med. 2019. doi: 10.7326/M18-1605
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31009939

Ann Intern Med. 2019. doi: 10.7326/M19-0782
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31009940


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>