Diabetologji

maj302019

Amputimi për shkak të diabetit. Cila është arsyeja e kësaj tendence në rritje?

Sipas një studimi të ri të publikuar në "Diabetes Care", rastet e amputimit të ekstremiteteve te pacientët me diabet, pasi kanë pësuar një rënie në periudhën 1990-2010, janë në rritje të vazhdueshme, edhe pse në mënyrë absolute, flitet për shifra relativisht të vogla.

"Kemi përdorur Nationwide Inpatient Sample, një kampion përfaqësues në nivel kombëtar, për të identifikuar daljen nga spitali të atyre që ishin shtruar për diabet dhe që ishin përfshirë në një procedurë amputimi", shpjegon Linda Geiss (Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta), autore kryesore e studimit. Të dhënat kanë treguar se normat e rregulluara për moshën e amputimit për 1.000 adultë me diabet, pas uljes me 43% ndërmjet vitit 2000 dhe 2009, janë rritur me 50% ndërmjet vitit 2009 dhe 2015. Rritja është nxitur në veçanti nga amputimet e vogla (në nivelin e këmbëve), që janë rritur me 62% dhe janë verifikuar mbi të gjitha ndërmjet pacientëve më të rinj (18-44 vjeç) dhe me moshë mesatare (45-64 vjeç), si edhe ndërmjet meshkujve.

Kërkuesit kanë hedhur disa hipoteza për të shpjeguar situatën, e para nga të cilat, hamendëson se praktikat parandaluese mund të jenë suboptimale ose se trajtimi i ulcerave të këmbës bëhen me vonesë.
- Një tjetër mundësi është që shtimi i amputimeve më të vogla është tregues i një tendence për trajtim më agresiv dhe të parakohshëm, për të evituar mundësinë e humbjes së pjesëve më të mëdha të gjymtyrëve.
- Një shqetësim i fundit, megjithatë, është që në bazë të kësaj rritjeje mund të jenë barnat e reja për menaxhimin e diabetit, veçanërisht pasi studimi CANVAS ka nxjerrë pothuajse një dyfishim të amputimeve, kryesisht të gishtit të madh të këmbës ose të metatarsit, te personat e trajtuar me inhibitorë SGLT2. Autorët theksojnë se, pavarësisht se disa studime janë përpjekur ta qartësojnë këtë çështje, ende nuk mund të përjashtohet lidhja, por që në çdo rast, përfitimi kardiovaskular nga inhibitorët e SGLT2 kalon pothuajse me siguri riskun e ulët të amputimit.
- Një mundësi ndoshta më shqetësuese është që rritja e amputimeve të ketë qenë pasojë e rezultateve të studimit ACCORD, në të cilin një kontroll glicemik intensiv duket se rriste riskun e vdekjes dhe pas të cilit disa mjekë janë ndjerë të autorizuar që, pavarësisht kundërshtisë me udhëzimet, ta menaxhojnë më lirshëm hemoglobinën e glikuar.

"Cilado qoftë arsyeja e tendencës, një vëzhgim i shpejtë te këmbët e një pacienti në çdo vizitë ose pothuajse në çdo vizitë nuk duket si një kërkesë që kërkon shumë impenjim", përfundojnë autorët.


Diabetes Care. 2019. doi: 10.2337/dc18-1380
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30409811


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>