Diabetologji

gus142019

Frenuesit e 5alfa-reduktazës shtojnë rrezikun për diabet 2

Te burrat me hiperplazi beninje të prostatës, trajtimi me frenues të 5a-reduktazës shoqërohet me një rrezik të rritur për zhvillimin e diabetit 2, sipas një studimi vëzhgues të botuar në "British Medical Journal".
"Gjetjet e kohëve të fundit tregojnë se frenuesit e 5a-reduktazës mund të shtojnë rrezikun për diabet të tipit 2. Këto barna përshkruhen zakonisht nëse bllokuesit nuk kanë qenë efikasë ose nëse gjëndra e prostatës është zgjeruar shumë", shpjegon Li Wei (Kolegji Universitar i Londrës), emri kryesor i studimit. Duke përdorur një bazë të dhënash të kujdesit parësor në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit identifikuan më shumë se 39,000 pacientë të cilëve u ishin përshkruar frenuesit e 5alpha-reduktazës (dutasteride ose finasteride) dhe 16,000 të cilëve u ishte përshkruar tamsulosina dhe i ndoqën ata për pesë vjet.
Analiza e të dhënave tregoi se, gjatë ndjekjes, norma e diagnostikimit rishtazi të diabetit ishte rreth 76 për 10,000 vite/njerëz në grupin e trajtuar me dutasteride ose finasteride, krahasuar me 60 për 10,000 në grupin e trajtuar me tamsulosinë.

Pas rregullimit për më shumë ndryshore, çdo frenues i 5alpha-reduktazës u shoqërua me një rrezik të rritur të diabetit prej rreth 30%, krahasuar me tamsulosinën. Të dhëna të ngjashme dolën në një grup të dytë burrash që jetojnë në Tajvan. Studiuesit theksojnë se studimet e mëparshme kanë treguar tashmë që dutasteride është në gjendje të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës dhe steatozë hepatike.
"Pacientët që marrin këto barna janë më të moshuar dhe më të ndjeshëm ndaj sëmundjes metabolike. Prandaj, do të jetë e rëndësishme të merret parasysh rreziku i zhvillimit ose përkeqësimit të diabetit tip 2 kur përshkruani këto barna dhe do t'ju duhet të aplikoni strategji të përshtatshme monitorimi. Ky studim duhet t'u rikujtojë mjekëve se pacientët që fillojnë trajtimin me frenues të 5alpha-reduktazës, mund të përfitojnë nga këshillat mbi stilin e jetës dhe nga monitorimi i diabetit të tipit 2", përfundojnë autorët.


BMJ 2019. Doi: 10.1136/bmj.l1204
https://www.bmj.com/content/365/bmj.l1204


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>